E shtunë, 28 Janar, 2023

Vuçiç, Ceca, Bregoviç, serbët që ndajnë shqiptarët e Shqipërisë nga ata të Kosovës

Ndonëse Shqipëria ka rekrutuar kosovaren më të famshme në botë, Dua Lipa, për të promovuar turizmin e saj, ndonëse bregdeti është mbushur me turistë patriotikë që kalojnë kufirin në Morinë në drejtim të Shëngjinit dhe Sarandës, duket se të dy pjesët e kombit janë më larg se kurrë.

Dhe këtu faji nuk është vetëm i politikës. Natyrisht që marëdhënia vllazërore mes Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiçit, pranimi pa kushte i Shqipërisë për nisma si ato që vijnë nga Beogradi për Mini Shengenin apo “Ballkanin e Hapur”, apo veçimi mënjanë e Kosovës lënë gjurmë.

Mjafton vetëm takimi i fundit në Maqedoninë e Veriut, mes tre liderëve ballkanikë për të parë diferencat. Ajo që për Kosovën është konsideruar si e pa pranueshme, për Tiranën zyrtare duke mëse normale. As fakti se inisiativa Rama, Vuçiç, Zaev nuk e detyron Serbinë të shohë të shkuarën e saj kriminale, as fakti se Kosova si më e dobët, humbet shumë ekonomikisht nga një rënie e menjhershme e kufijve nuk kanë ngjallur emocione në Tiranë.

Ndryshimi i pozicionit të Ramës ndaj Serbisë dhe Kosovës e ka bërë gazetarin Enver Robelli të shkruajë: “Më 2015 kryeministri shqiptar në një konferencë me Vuçiqin ne Beograd tha se Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës. Vuçiq tha se Serbia nuk e pranon Kosovën, se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se kurrë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë lidhje me Shqipërinë. Nga kërkesa për njohjen e Kosovës kanë kaluar gati 6 vite. Tash nga Tirana zyrtare nuk ka kërkesa të tilla ndaj Beogradit. Tash Kosova fajësohet që s’po merr pjesë në një nismë kontradiktore rajonale që bojkotohet nga 3 prej 6 shteteve që janë pjesë e të ashtuquajturit Proces i Berlinit”.

Por përpos temës të Mini Shengenit që e ka vënë gjithmonë Ramën në sherr me liderët e Kosovës, Haradinaj, Mustafa, madje dhe Thaçi, pa përmendur këtu kryeministrin aktual Kurti, duket se nuk është vetëm politika që po dëshmon diferenca të mëdha në identitetin e dy krahëve të kombit dhe sensibilitetin që tregohet ndaj të shkuarës.

Një video amatore e pak ditëve më parë, ku këngëtraja serbe turbo-folk, Ceca, ish gruaja e Arkanit, kriminelit famëkeq për krime ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve, dëgjohej nga pushuesit në gjirin e Lalzit, shkaktoi shumë animozitet. “A jemi a jo vllazën, pse nuk dëgjoni Shkurte Fejzën”, pyeti në mënyrë provokuese në Facebook gazetari Berat Buzhala.

Mirëpo Vejusha e Arkanit që e mori vesh këtë lajm botoi në llogarinë e saj në instagram një zemër për Shqipërinë duke treguar me foto se këngët e saj dëgjohen edhe në një anije në Vlorë.

Po dëgjohet me të madhe nëpër Shqipëri, reagon për herë të parë Ceca - Bota Sot

Ajo i bëri kështu jehonë një klisheje diferencuese sipas të cilës, për serbët, shqipëtarët e Shqipërisë janë të ndryshëm nga ata të Kosovës.

Por polemika më të mëdha ka ngjallur fakti se këngëtari Goran Bregoviç (foto poshte) do të mbajë një koncert për festën e birrës në Korçë, aktivitet që e organizon bashkia socialiste e qytetit.

Një sërë artistësh si Eva Murati, Vesa Luma, Big Basta, Noizi e Besa Kokëdhima e cilësuan një turp prezencën e Bregoviç në Korçë pasi këngëtari është cilësuar si frymëzim i ushtrisë serbe për masakrat në Bosnje dhe Kosovë dhe ka shfaqur gjithnjë qëndrime pranë ish luftarave të Millosheviçit.

Bregovic: trois lettres d'amour à un Sarajevo rêvé - L'Express

Por me një reagim të vakët shefja e shtypit e bashkisë së Korçës, natyrisht e konsultuar edhe me shefat e saj bëri thirrje që arti të mos ngatërrohet me politikën. Kështu duket se pavarësisht protestave konceriti i Goran Bregoviçit, të cilin dikur Rama i dhuroi çelësin e Tiranës, do të mbahet në datë 22 gusht në Korçë.

Llogjikës për të mos e përzierë artin me politikë të përdoruar nga autoritetet shqiptare dhe nga shumë shqiptarë të Shqipërisë, gazetari Buzhala iu përgjigj si gjithmonë me mënyrën e tij origjinale: “Qysh thojne keta vllaznit tone ne Shqiperi “perse ore e perzieni artin dhe kulturen me politiken”. Per bese nuk po e perzime na, serbet e kane perzi qe nja 100 vjet. Na kane vra me art dhe me kulture. Baba i krejt kesaj ka qene Ivo Andrici”.

Pra dallimet midis atij që disa e etiketojnë si kozmopolitizëm të kësaj ane dhe disa si patriotizëm folklorik të kosovarëve, po bëhen gjithnjë e më të ndjeshme.

Duke parë këtë hendek gjithnjë e më në rritje gazeari kosovar në Bruksel, Agustin Palokaj bënte një propozim që bie në kundërshti me parrullat patetike: “jemi Vëllezër”. Ai kërkonte në një shkrim që ne ta pranojmë njëri tjetrin me historitë tona të ndryshme, nuancat e veçanta të identitetit dhe formimin kulturor jo të ngjashëm. “Nuk duhet t’u mbetet hatri në Prishtinë kur Tirana vendos të ketë raporte më të mira me Beogradin. Por, as në Tiranë nuk duhet të vërsulen me sulme, e shpesh edhe me etiketime nënçmuese, kur kosovarët nuk duan të harrojnë se çfarë u ka ndodhur, kinse për hir të një “të ardhme të përbashkët” shkruante ai në një editorial në Koha Ditore.

A mos ka ardhur koha të pranojmë pikërisht këtë? Pra të mos shtriremi aq të unifikuar sa thuhet? A mos duhet të na duket normale që kryeministri i Shqipërisë të përqafohet me Vuçiçin pa përfillur prishtinën dhe që në Tiranë të dëgjohet muzika turbo folk që frymëzoi paramilitarët serbë në luftë?
Në terren duket se po ndodh pikërisht kështu dhe ky është një debat që nuk zgjidhet duke e fshehur gjoja se problemi nuk ekziston. (Lapsi)

Të fundit