E shtunë, 28 Janar, 2023

ART&POLITIKË: KUSH ËSHTË GORAN BREGOVIÇ?

Më 11 mars 1981, një sërë demonstratash studentore do të merrnin jetë në Prishtinë. Policia serbo-jugosllave e kohës, do të ndërhynte.

Dhjetëra persona do të mbesnin të vrarë. Mbi 4 mijë e 200 – ndër të cilët intelektualë – do të arrestoheshin. Rreth 1 mijë e 500 të tjerë, do të dëboheshin nga Liga Komuniste Jugosllave e kohës.

Viti 1982 do të shihte rishtazi demonstrata. Sërish, intelektualë u dënuan.

Vetëm një vit më pas, grupi boshnjak i rock-ut, Bijelo Dugme dhe këngëtari Goran Bregoviç, mbushën plot e përplot me shqiptarë të Kosovës – dy herë – sallën e koncerteve.

Takim rock-erësh nga Sarajeva dhe Shkupi, “Telex” dhe “Bijelo Dugme”, në Shkup foto e parë dhe Prishtinë foto e dytë, 1983
Takim mes grupeve muzikore të kohës në Prishtinë, 1983

Në 1996-ën, pa u mbushur ende viti nga gjenocidi famëkeq i Srebrenicas, këngëtari i njohur boshnjak Dino Merlin, do të performonte së bashku me Bregoviçin përballë 60 mijë shikuesve.

Grupi Bijelo Dugme, Prishtinë, 1983

Asnjë polemikë historike nuk do të ngjallej pas këtyre koncerteve, të mbetura në art.

Takim mes muzikantëve të kohës përpara koncertit të mbajtur nga Goran Bregoviç dhe grupi Bijelo Dugme, Prishtinë, 1983

Tashmë, Goran Bregoviç do të performojë në festën e Birrës – e përvitshme në qytetin e Korçës.

Nga ky lajm, u ngjiz një stuhi e vërtetë mbi performancën e pritur të artistit boshnjak në festën korçare.

Qëndrimet kontroverse politike të Goranit ndër vite – edhe ato të asokohe mbi gjenocidin ndaj boshnjakëve e kosovarëve – kanë shkaktuar një shqetësim të qartë te publiku, i cili e atashon edhe qëndrimin e tij artistik-muzikor me personalitetin dhe qasjen krejtësisht pro-serbe. Qëndrime, të cilat përdhosin edhe tmerret e masakrave të serbëve në Bosnjë dhe Hercegovinë e Kosovë!

Dyzimi midis Goranit artist dhe Bregoviçit person, është i vërtetë, i qëndrueshëm dhe lëvritës i një diskutim-debati publik të gjerë.

Duhet të thirrej apo jo?! Duhet të interpretojë apo jo?! Mbi të gjitha, pse pikërisht tani?!

Por, më tej, pse ky debat nxitet pikërisht sot?

 

Tekstin e plotë e gjeni KËTU!

Të fundit