E shtunë, 28 Janar, 2023

QYTETARËT NË BORXHE DERI “NË FYT”

Deri në qershor të këtij viti bankat në Maqedoninë e Veriut kanë aprovuar kredi për qytetarët në total prej mbi tre miliardë eurosh, thonë të dhënat e fundit të Bankës Popullore, përcjell KDP.

Këto shifra tregojnë se mesatarisht çdo qytetar i MV i detyrohet ndonjë banke 1,500 euro. Pjesa më e madhe e kredive të marra janë konsumatore, të cilat kapin vlerën prej 1,7 miliardë euro.

Kartat e kreditit regjistrojnë rreth 170 milion euro kredi, shumë prej tyre kanë shtrydhur rezervat e fundit të llogarive rrjedhëse. Një pjesë e konsiderueshme e kredive janë dhënë për të blerë një apartament të ri.

Analiza tregon se qytetarët gjithnjë e më shumë po marrin hua në karta krediti për të mbijetuar. Rritje ka edhe në kreditë për të blerë një apartament këtë verë. I vogël ështënumrii atyreqë marrin kredi që të blejnë një makinë të re.

Analiza e fundit e Bankës Kombëtare tregon se në qershor, qytetarëve u jepej kryesisht kredi konsumatore dhe strehimi, të cilat regjistruan një rritje mujore prej 1.3 dhe 1.9 përqind, dhe rritja vjetore ishte 7.9 dhe 14.7 përqind.

Huatë për kartat e kreditit u rritën me 0.5 përqind këtë verë, ndërsa ato u ulën me 8.9 përqind mbi bazë vjetore. Bilancet negative në llogaritë rrjedhëse, në qershor, realizuan një rënie mujore prej 0.4 përqind, dhe në bazë vjetore ato u rritën me 3.4 përqind. Kreditë e miratuara për arsye të tjera në qershor arritën një rritje mujore prej 0.6 përqind, me një rënie vjetore prej 6.6 përqind.

Kreditë për strehim po rriten me një normë vjetore prej gati 15%, ndërsa interesi i qytetarëve për të marrë hua për të blerë një automjet të ri është në rënie. Kështu, në qershor, kreditë për makina u ulën në bazë mujore dhe vjetore me 2.9 dhe 17.1 përqind.

Ndërsa disa hynë në borxhe, qytetarë të tjerë kursyen para në banka. Në bazë vjetore, depozitat e familjeve u rritën me 4.2 përqind, me kursime mbi 4.7 miliardë euro. Qytetarët shpesh vendosnin të depozitonin fonde për një periudhë më të shkurtër kohe, dhe t’i mbanin kursimet e tyre në monedha të huaja.

Të fundit