E enjte, 2 Shkurt, 2023

GJERMANIA GODITET KEQ NGA VËRSHIMET

Reshjet e dendura në 24 orët e fundit në Europën Perëndimore kanë shkaktuar në zona të ndryshme katastrofë natyrore me pasoja në jerëz e dëme materiale. Në shumë rajone është shpallur gjendje alarmi prej katastrofës, njofton DW.

Në Gjermani si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet papushim në 24 orë konsiderohen ende të humbur 70 vetë. Të paktën 40 vetë kanë gjetur vdekjen, 24 syresh në Këln dhe rreth 20 vetë në landin Rheinland – Palatinate. Për shkak të vërshimeve nga reshjet e dendura në zonën e Eifelit në një fshat të vogël në Eifelort të landit Rheinland-Palatinate janë shembur gjashtë shtëpi natën. Sipas të dhënave të policisë po vazhdojnë kërkimet për 70 persona që konsideorhen të humbur.

Në qarkun e Ahrweilerit njoftohet për të paktën pesë të vdekur. Eshtë e paqartë nëse këta persona ndodhen ndërkohë me pushime diku tjetër, janë strehuar për shkak të situatës së rënduar tek të njohur të tyre, apo ndodhen vërtetë në vështirësi, tha ministri i Brendshëm i landit Roger Lewentz.

Në shumë rajone njerëzit janë bllokuar prej ujit në shtëpitë e tyre. Janë planifikuar evakuuime nga ajri, sikurse njofton radioja SWR. Në disa qarqe të landit Rheinland-Palatinate autoritetet kanë shpallur gjendjen e katastrofës.

Deutschland, Kordel | Unwetter in Rheinland-Pfalz

Në qarkun Ahrweiler njerëzit kanë shpëtuar duke u ngjitur në çatitë e shtëpive duke pritur për ndihmë. Sipas policisë në këtë qark kanë humbur jetën të paktën pesë vetë prej vërshimeve. Rrethnat nuk dihen saktësisht, por trupat janë gjetur në disa vende.

Edhe në qarkun e Eifelit në Bitburg-Prüm situata është me rrezik, njofton një zëdhënës i qarkut. Dy punonjës të ndihmës teknike THW kanë mbetur të izoluar prej vërshimit të ujit me rrezik pë rjetën. Për shkak të përmbytjeve janë bllokuar rrugët hyrëse për komunën Kordel me 2000 banorë në qarkun Trier-Saarburg.

Të fundit