E enjte, 2 Shkurt, 2023

DEL NË SHITJE “ENOVID”, SPREJI VRASËS I COVID-19

Enovid, një sprej i zhvilluar në Kanada nga SaNOtize dhe prodhuar në Izrael, zvogëlon ngarkesat virale në rastet e konfirmuara COVID-19 për  95% në 24 orë dhe për 99% për 72 orë, shkruan The Jerusalem Post, përcjell KDP.

Ky sprej i prodhuar nga Izraeli mund të përdoret deri në pesë herë në ditë pasi të keni rënë në kontakt me virusin, thuhet në njoftimin zyrtar. Është i përshtatshëm për fëmijë të moshës 12 vjeç dhe Ministria e Shëndetësisë e miratoi atë në janar të këtij viti. Ai do të dalë në shitje në javën e ardhshme.

“Spreji që kemi zhvilluar është provuar jo vetëm si një bllokues i viruseve që shkakton Covid-19 por edhe si një vrasës”, tha Dr. Gili Regev, CEO dhe themelues i Snotize (kompania që zhvilloi sprejin).

Meqenëse shumica e infeksioneve COVID-19 janë hundore, SaNOtize beson se kjo është një mënyrë efektive për të zvogëluar përhapjen dhe infeksionin e COVID-19. Ai ka qenë në gjendje të shtypë virusin SARS-CoV-2 brenda dy minutash, duke përfshirë variantet Alpha dhe Gamma, sipas njoftimit. Aktualisht po testohet kundër variantit Delta.

Spreji përdor oksid nitrik si një pengesë mekanike dhe kimike kundër infeksionit viral në hundë, ku sëmundjet e frymëmarrjes si COVID-19 depërtojnë në trup.

Spreji është gjithashtu efektiv kundër viruseve të tjera të frymëmarrjes të tilla si ato që shkaktojnë grip.

Të fundit