E enjte, 2 Shkurt, 2023

OPOZITA SHQIPTARE BIND QEVERINË TË PROPOZOJË LIGJIN E SHTETËSISË ME “YLL EVROPIAN”

“Ligji për shtetësinë u miratua nga Qeveria sot dhe do të ketë një flamur Evropian. Shërbimet do ta dërgojnë në Parlament, por Levica po e bllokon pa justifikim të arsyeshëm”, tha kryeministri Zoran Zaev, njofton KDP.

Sipas tij, Ligji është në përputhje me deklaratat e shtetësisë të miratuara në BE. Ndryshimet e fundit, njoftoi Zaev, “ishin me tabelat korresponduese – përfshirja e plotë e rregulloreve evropiane në legjislacionin tonë”.

“Kriteret për zgjidhjen e problemit të shtetësisë po zgjerohen. Ne përgjithësisht kemi marrëveshje, qeveria dhe opozita. Ligji është bllokuar nga një parti e vogël politike, Levica, e cila pa një arsyetim të logjikshëm nuk jep përgjigje pse e bën, përveç për mendimin tim, për të prodhuar probleme ndëretnike dhe intolerancë”, tha Zaev.

Sipas tij, megjithëse ligji u paraqit me iniciativë të Aleancës së Shqiptarëve dhe Alternativës, u ra dakord që Qeveria ta propozojë atë. Zaev konfirmoi se bëhet fjalë për tekstin e njëjtë të propozuar nga deputetët e partive opozitare shqiptare ASH dhe AA.

Deputeti i koalicionit ASH/AA, Syrja Rashidi, njoftoi se  “formën e pastruar të Ligjit, konform marrëveshje që kemi arritur me Qeverinë, e kemi dorëzuar në Qeveri. Presim që ata sot ta kenë në tavolinë dhe gjithashtu presim se sa më shpejtë ta sjellim dhe ta propozojmë Ligjin në Kuvend, ashtu se si jemi marrë vesh me “flamur evropian”.

Një javë më parë ASH/AA kërkoi që ligji të sillet me flamur Evropian me qëllim që të tejkalohet bllokada nga Levica e Dimitar Apasiev, një parti e majtë populliste që mban qëndrim të fortë nacionalist. Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti vlerësoi se opozita shqiptare dhe Qeveria duhet të dorëzojnë propozim-ligj të ri për shtetësi me yllin e BE-së në të.

Opozita shqiptare ka kohë që ka propozuar thjeshtimin e procedurave për marrjen e shtetësisë. Ligji që ka propozuar parashikon marrjen e shtetësisë përmes një dokumenti si:

  • certifikatë nga libri i amzës i të lindurve;
  • dëshmi për arsimim të kryer (dëftesë,
  • vërtetim ose diplomë);
  • dëshmi për marrëdhënie të themeluar të punës
  • dëshmi për llogari të paguar për shërbimet në vijim: energji elektrike, ngrohje, ujë, shërbime telefonike;
  • dokument udhëtimi (pasaportë) të lëshuar nga ish- RSFJ ose republikë tjetër e ish-RSFJ;
  • letërnjoftim të lëshuar nga ish-RSFJ ose republikë tjetër e ish-RSFJ;
  • letërnjoftim për të huaj;
  • librezë shëndetësore;

Në kushtin për njohjen e gjuhës maqedonase parashikohet, siç ka raportuar AlsatM, dispozitë e cila mundëson që qytetari ta fitojë statusin shtetas edhe përmes njohjes së gjuhës shqipe, pa qenë i obliguar ta njeh gjuhën maqedonase.

“Ta zotërojë gjuhën maqedonase ose gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e që është e ndryshme nga gjuha maqedonase (gjuhën shqipe) deri në shkallë që të mundet lehtësisht të merret vesh me rrethin”.

 

Të fundit