E enjte, 2 Shkurt, 2023

MINISTRI NUREDINI ZGJIDH PROBLEMIN E VJETËR TË NDOTJES NË SHKUP

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, tha sot në Shkup se në muajin korrik do të fillojë pastrimi i deponisë me lindan në ish hapësirat e kompanisë së OHIS, përcjell KDP.

Kjo deponi ka kohë që ka qenë burim i ndotjes dhe rrezatimit të dëmshëm, gjë që ka shqetësuar banorët e Shkupit. Disa protesta janë organizuar nga viti 2016, me ç’rast kjo deponi ka marrë emrin “vrasës i heshtur”.

“Unë jam veçanërisht i lumtur që në këto dy vite që kur jam në pozitë si Ministër i Mjedisit Jetësor e kemi konfirmuar vendosmërimë tonë për të eliminuar pikat e nxehta në vend dhe që në periudhën e kaluar sasi të mëdha kimikatesh jashtëzakonisht të rrezikshme që ishin ruajtur për dekada nga rrethi i OHIS janë hequr dhe shkatërruar. Sot ne ndjekim fillimin e pastrimit dhe lindanit, si një problem historik të cilit i kemi kushtuar shumë vëmendje dhe energji. Dhe kjo nuk është aspak një detyrë e lehtë duke dikur që remediacioni i ndonjë prej pikave të nxehta në vend kërkon shuma të konsiderueshme të fondeve të cilët duhet të sigurohen nga burime të shumta.”, tha Nuredini.

Ai njoftoi se Ministria e ka dorëzuar planin të cilin Qeveria e ka miratuar.

“Presim të fillojmë realizimin e atij plani në muajin korrik. Ndërkohë ne do të angazhohemi që të informojmë qytetarët që jetojnë në atë zonë që të ndërmarrin të gjitha masat para se të fillojë procesi i pastrimit”, tha Nuredini.

Me ndihmën e Ambasadës së Norvegjisë, janë siguruar edhe aparatura për të detektuar praninë e lindanit, përveç se në deponi edhe në ajër.

“Qeveria jonë ka ndarë 1.5 milion euro, ndërsa Qeveria e Maqedonisë së Veriut kë ndarë edhe 1 milion euro të tjera për sanimin e tokës së ndotur me lindan në ish fabrikën “Ohis”, tha Geir Johansen, zv/ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë.

Sipas toksicitetit të mbetjeve, kjo deponi renditet në vendin e parë si më e rrezikshmja për mjedisin në vend, sipas të dhënave të marra gjatë përcaktimit të 16 pikave të nxehta industriale.

Lindane është një kancerogjen toksik që ndot ajrin, tokën dhe ujërat nëntokësore në kryeqytetin Shkup, është ndaluar në të gjithë botën që nga viti 2006 dhe është renditur si një Substancë Organike e Vazhdueshme sipas Konventës së Stokholmit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas hulumtimit shkencor, ekzistojnë mbi tridhjetë mijë tonë lindan të përzier me dhe në dy deponitë e OHIS-it.

Lindani zbulohet në ajër, ujërat nëntokësore dhe tokë.

Studimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO), 470,000 njerëz në Shkup dhe 700 punëtorë janë potencialisht të ekspozuar ndaj lindanit çdo ditë, me efekte të mundshme kancerogjene në shëndetin e tyre, të tilla si kanceri i mëlçisë ose veshkave, si dhe sëmundje të sistemit imunitar.

Banorët që jetojnë pranë deponive thuhet se përdorin ujëra nëntokësore për të ujitur kopshtet dhe fushat e tyre të vogla, si dhe duke transportuar më tej pluhurin dhe grimcat e imëta përmes erës në një drejtim verior.

Gjetjet në dokument tregojnë se shtresa sipërfaqësore e tokës, në një thellësi prej rreth një metër, preket nga lindani për pjesën më të madhe në afërsi të OHIS.

 

Të fundit