E shtunë, 28 Janar, 2023

“Një vajzë që bën jetë luksi…a nuk ka të ardhura, është prostitutë!”

Duke folur për rastin e arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes në emisionin “Shqip”, gazetarja Rudina Xhunga u shpreh se ka ardhur koha që mentaliteti ynë të ndryshojë dhe se shoqëria ka nevojë për shembuj të moralshëm.

“Është e rëndësishme që edhe mentaliteti ynë të ndryshojë. Uroj të ndodhë gradualisht, jo thjesht me shembuj të tillë si i të kryebashkiakut te arrestuar, por edhe duke u thirrur gjërave në emër. Për shembull si quhet një vajzë në Shqipëri, e cila ka një makinë luksoze dhe ecën me arrogancë në rrugë, ndërkohë që nuk ka të ardhura të deklaruara, por punon për shembull në një qendër masazhi, nga ato që janë përhapur me shumicë. Vajza quhet prostitutë dhe ushtron prostitucion. Kjo duhet thënë këtyre vajzave u duhet thirrur në emër.

U duhet treguar vajzave te vogla, qe tek ato shohin modelin. U duhet thëne pa droje, ato janë prostituta nuk mund të themi që ajo vajza është e zonja. Nuk mund të themi që kryebashkiaku është i zoti. Jo, kryebashkiaku është hajdut, vajza është prostitutë. Është ilegal në vendin tonë prostitucioni. Duhet ta bëjmë ketë jo vetëm për vajzat e djemtë e vegjël të ç’orientuar në ketë vend pa modele, por edhe që pjesa më e madhe e shoqërisë, e cila jeton me djersën e ballit, të mos ndjehet keq në këtë vend. Të mos ndihet e kotë, pakicë. Të mos ndjehesh keq as në rrugë kur ti ecën e pret në radhë dhe të ‘fortët’ të dalin përballë. Është një nga momentet kur arroganca e lekut të pistë të shfaqet në mënyrën më të tmerrshme.

Secili që mendon se nuk ka çfarë të fshehë, dhe nga ana tjetër ka diçka për të thënë, e mund të japë një shembull moral, le ta bëjë. Sepse shoqëria ka nevojë për shembullin e mirë, për pozitivitet, për të thënë me zë të lartë; Unë nuk jam pis, nuk jemi të gjithë pis. Te jesh pis, nuk është trend.”

Të fundit