E shtunë, 28 Janar, 2023

Zbulohet arsyeja pse Dritan Shakohoxha i dha fund komentimit të ndeshjeve

Peut être une image de Dritan Shakohoxha, position assise et position debout
Pas këtij lajmi, lapsi.al arriti të mësojë se cila mund të ishte arsyeja e fortë që e detyroi gazetarin të “braktisë” atë që ai e cilësoi si dashurinë e madhe të jetës së tij.
Ndonëse deri më tani nuk ishte bërë publike, redaksia e lapsi.al zbuloi se Dritan Shakohoxha do të kandidojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për kryetar të Federatës Shqiptare të Futbollit, post që aktualisht mbahet nga Armando Duka.
Për të qenë i lirë dhe i pakushtëzuar në këtë konkurrim, Shakohoxha ka zgjedhur të heqë dorë nga profesioni dhe të përgatitet kështu për fushatën e fillimvitit të ardhshëm. Ai do të sfidojë në këtë garë, Armando Dukën, i cili e drejton FSHF prej pese mandatesh. E veçantë për këtë garë do të jetë fakti, se Shakohoxha, ndryshe nga rivalët e mëparshëm të Dukës, nuk ka ndonjë përkatësi sportive apo politike.

Kështu që, siç do të thoshte edhe vetë komentatori, deri në zgjedhjet e ardhshme të FSHF, “mbani frymën miq” për të mësuar fituesin.

Të fundit