E shtunë, 28 Janar, 2023

MEDIAT BOTËRORE SHKRUAJNË PËR MALIN SHARR: SHPALLJA PARK KOMBËTAR NGJALL KURRESHTJEN GLOBALE

Disa media botërore kanë raportuar për Shpalljen e Malit Sharr për Park Kombëtar, njofton KDP. Agjencia e lajmeve Reuters ka shpërndarë një video-lajm, ku përshkruhen bukurite e Sharrit.

“Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka shpallur park kombëtar pjesën e Maleve të Sharrit që shtrihet në këtë vend. Një vendim i tillë pritet ta mbrojë habitatin e kafshëve të egra, sidomos të rrëqebullit të Ballkanit, që është në rrezik për t’u zhdukur”, raportojnë mediat botërore.

Në këtë temë ka raportuar edhe TRT WORLD:

Edhe televizioni i Belgjikes RTBF ka emetuar një kronikë për parkun e ri kombëtar të Maqedonisë së Veriut, i shpallur pas 60 vitesh:

Gazeta prestigjioze amerikane Washington Post i ka dhënë një hapësirë të madhe vendimit të Parlamentit për të miratuar Ligjin me të cilin Sharri shpallet Park Kombëtar. Të njëjtin lajm e jep edhe gazeta britanike The Independent, duke nënvizuar kapacitetet e papërdorura turistike. Midis shumë mediave të mëdha, për vendimin ka raportuar edhe San Diego Tribune.

Media e specializuar për turizmin AFAR ka paraqitur Sharrin si një destinacion atraktiv turistik, ndërsa shumë media globale që merren me mbrojtjen e natyrës kanë shkruar me tone pozitive për këtëp vendim (Natureza Portugal, Global Voices, Brazil News, Associated Press),

 

Të fundit