E shtunë, 28 Janar, 2023

IRANI ME PRESIDENT TË RI

Iranianët votuan për presidentin e ri në kulmin e krizës ekonomike. Pas numërimit të një numri të madh të votave, zgjedhjet i fitoi konservatori Ebrahim Reisi, njofton DW.

Bazuar mbi të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, 62% e votave janë dhënë për konservatorin Raisi. Të tre konkurrentët në zgjedhje e uruan ndërkohë Reisin 60 vjeçar për fitoren e zgjedhjeve. Konservatori Ebhraim Raisi konsiderohej që më parë si kandidat me më shumë shanse.

Presidenti ende në detyrë, Hasan Rohani tha në një fjalim televiziv, se në raundin e parë zgjedhor është zgjedhur kreu i ri i shtetit, pa thënë emrin e fituesit. „Urimet zyrtare nga ana ime do të vijnë më vonë, por ju e dini, se kush ka marrë vota sa duhet në këto zgjedhje e kush u zgjodh nga populli.”

Për shkak të pandemisë e pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje, u shtynë oraret e hapjes së qendrave zgjedhore. Deri të premten në mbrëmje ishte regjistruar një pjesëmarrje në zgjedhje prej 37% nga 59 milionë votues. Nga shtatë kandidatët e lejuar për zgjedhje, në garë hynë në fund vetëm katër prej tyre. Një klerik ultrakonservator, një reformator, një ish-gjeneral dhe një përfaqësues i politikës së ashpër. Fituesi Ebrahim Raisi konsiderohet si njeri i besuar i kreut më të lartë shpirtëror e politik të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Sipas vëzhguesve, presidenti i ri nuk do të vazhdojë kursin e moderuar politik të presidentit Rohani. Në fushatën zgjedhore ai u fokusua tek temat ekonomike dhe luftimi i varfërisë dhe korrupsionit në vend. Megjithatë pa negociata me SHBA mbi të ardhmen e marrëveshjes atomike të nënshkruar në vitin 2015 dhe heqjen e sanksioneve, Irani nuk del dot nga kriza ekonomike.

Të fundit