E shtunë, 28 Janar, 2023

Tirana dhe Shkupi drejt BE, Neziri: Shanset për tryezën e parë ndërqeveritare

Teksa Shqipëria arriti të binde Holandën skeptike, Maqedonia e Veriut, nuk po arrin të bindë Bullgarinë  teksa Sofja ka në fuqi veton e saj të vitit të shkuar kundër hapjes së negociatave me Shkupin për çështje të gjuhës dhe historisë. Lidhur me këtë temë foli sot në një lidhje Skype me studion e lajmeve të MCN TV analisti Xhelal Neziri nga Maqedonia e Veriut. Sipas Nezirit ndryshe nga çështja e emrit që u zgjidh në 2017-ën me Greqinë, çështja me Bullgarinë prek identitetin etnik të maqedonasve dhe është vështirë të negociohet. I pyetur lidhur me ndarjen e dy vendeve për integrimin në BE, analisti tha se nëse nuk bëhen kompromise nuk do mbetet opsion tjetër veçse ti ndaj këto dy vende në rrugën drejt BE.

 

Intervista e plotë:

Çfarë përfaqëson për ju, kjo vizitë e Kryeministrit Zaev në Bullgari. A ekziston mundësia të tërhiqet vetoja e Sofjes?

Neziri: Pas takimit të parë që kishte kryeministri i Maqedonisë me atë të Bullgarisë mund të shihet se ka pak gjasa të bindet Bullgaria në këtë kohë. Më 11 Korrik kemi zgjedhje të reja dhe nuk shihet të lëshohet pe. Kërkesa e Maqedonisë së Veriut nga plani i integrimit të zhvendoset në plan dypalësh në mënyrë që vendi të fillojë negociatat dhe të tentohet të zgjidhet problem me Bullgarinë.

Cilat kanë qenë pikat kryesore të pazbatuara nga marrëveshja e fqinjësisë së mirë, mes dy vendeve, në 2017?

Neziri: Çështja e emrit me Greqinë u zgjidh në 2017-ën, por çështja me Bullgarinë prek identitetin etnik të maqedonasve. Ajo që u arrit në 2017-ën ishte një marrëveshje e miqësisë së mirë. Kompromis u bë për emërtimin e gjuhës maqedonase dhe ajo që ndodhi ishte bllokimi i punës së komisionit për gjuhën. Bullgaria dërgoi memorandum në BE për këtë çështje mbi të cilën nuk pranohet të negociohet.

A është gabuar nga BE, me idenë e mos ndarjes së dy vendeve?

Neziri: Edhe ai opsion nuk është përjashtuar nëse ndiqet trajektorja e BE. Ajo që tentohet të bëhet në raport me dy vendet është arsyeja që të mos nxiten lëvizje politike që do të shkaktonin turbulence të mëdha. Nëse ndahen do priten agjenda të tjera. Pas vizitës në Hungari kryeministri Rama vizitoi edhe Bullgarinë dhe është hapur tema e ujdisë mes dy vendeve. Shqipëria mbahet peng, por nëse deri në fund të vitit nuk do të arrihet ndonjë kompromis nuk do mbetet opsion tjetër veçse ti ndaj këto dy vende.

Kur prisni ju të ndodhë tryeza e parë ndërqeveritare?

Neziri: Është një shpresë që pasi sllovenia të marrë kryesimin dhe duke marrë parasysh presionin që ushtrohet mund të prodhohet marrëveshje. Nëse jo deri në tetor në fund të presidencës sllovene do të ketë një vendim.

Të fundit