E shtunë, 28 Janar, 2023

Nëse Eriksen do të luante në Shqipëri…

Shkruan: Lutfi Dervishi 

…media do të raportonte me intensitet ngjarjen edhe sot që kanë kaluar 3 ditë nga drama e së shtunës!
1. Intervista nga spitali me mjekë, infermier, sanitar, portier, shofere, kalimtare…!
2. Intervista me lojtarët që luajtën, stafin, gjyqtarët, tifozët!
3. Intervista me familjarë dhe të njohur! (Këtu përfshihet gjithkush pa harruar mësuen e klasës së parë)! Me theks të veçantë tema: si e kanë përjetuar lajmin prindërit dhe fëmijët!
4. Intervista me të gjithë trajnerët që ka luajtur Eriksen!
5. Postimet e fundit të Eriksen në rrjetet sociale!
6. Veprimet e bashkëshortes dhe të afërmëve! Kur shkoi për herë të parë në spital. Sa ndenji? Çfarë kishte veshur? Kur ka postuar për herë të fundit?
7. Kritika për krijimin e “murit” murit mbrojtës sepse interesi publik kërkon transparencë dhe media është për të raportuar se çfarë ndodh!
8. Botimi i kartelës mjekësore pasuar me komente nga mjekë specialistë!

 

Marrë nga profili i autorit në Twitter 

Të fundit