E shtunë, 28 Janar, 2023

PROMOVOHET SHARRI – PARK KOMBËTAR

Në organizim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në Kodër të Diellit është bërë sot promovimi i projektit për shalljen e Malit Sharr – Park Kombëtar, një nismë kjo që pritet të finalizohet me miratimin e ligjit të posaçëm nga Kuvendi i RMV-së, njofton KDP.

Hisen Xhemaili nga Ministria e Mjedisit tha se shpallja e Maleve të Sharrit park kombetar ka për t’u pasuar me benefite konkrete per gjithë zonën përmes konkretizimit të më shumë projekteve.

Xhemaili la të kuptohet se po bisedohet për ndërprerjen e kontratave për ndërtimin e disa minihidrocentraleve. Sipas një studimi, 82 përqind e të anketuarëve nga kjo zonë e kanë përkrahur shpalljen e Sharrit – Park Kombëtar.

Ky propozim i MMJPH u miratua nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  në seancën e saj të dyzetë e nëntë, të mbajtur më 5 maj, 2020, me ç’rast e obligoi ministrinë që të përgatisë aktin përfundimtar për shpalljen e një pjese të Malit Sharr për zonë të mbrojtur si park kombëtar.

Qëllimi kryesor i kësaj zgjidhje ligjore, sipas Propozimit, është shpallja e një pjese të Malit Sharr  zonë e mbrojtur e kategorisë së dytë – Park Kombëtar, për të siguruar mbrojtjen e bukurive dhe vlerave të jashtëzakonshme natyrore, diversitetit dhe pasurisë së biodiversitetit, gjeodiversitetit, veçorive hidrologjike, peizazheve, piktoreske dhe vlerat e tjera, si të mira me interes publik.

Ligji, miratimi i të cilit është propozuar, përfshin detyrimin për të siguruar fonde për zbatimin e tij nga buxheti i Republikës së Maqedonisë  së Veriut.

Në Nenin 1 të Propozim-ligjit thuhet: “Një pjesë e Malit Sharr është shpallur për Park Kombëtar për shkak të  mbrojtjes së bukurive dhe vlerave të jashtëzakonshme natyrore, diversitetit dhe pasurisë së biodiversitetit, gjeodiversitetit, karakteristikave hidrologjike, peizazheve, peizazheve dhe vlerave të tjera, si të mira me interes publik”.

Neni  4 i propozimit rendit përfitimet që do të dalin nga miratimi i ligjit.

“Shpallja e Parkut Kombëtar të Malit Sharr mundëson ruajtjen  e gjendjes autentike të natyrës përmes mbrojtjes së vlerave natyrore dhe vlerave të tjera; parandalimin e  veprimeve që mund të shkaktojnë drejtpërdrejt ose indirekt prishjen e ekuilibrit natyror të ekosistemeve ose ndryshime në karakteristikat themelore dhe tiparet e Parkut Kombëtar të Malit Sharr; krijimin e kushteve më të favorshme për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e diversitetit biologjik dhe peizazhit dhe përdorimin e qëndrueshëm të  burimeve natyrore në një mënyrë që nuk rrezikon mbijetesën e specieve dhe ekuilibrin e tyre natyror, dhe siguron qëllime të tyre kërkimore shkencore, kulturore, arsimore, turistike-rekreative dhe qëllime të tjera.”

Të fundit