Ministri i Medisit, Naser Nuredini, shprehu bindjen se Parlamenti, pas permbylljes se debatit, javën e ardhshme ka per të dhënë dritën jeshile per Ligjin dhe më pas nis faza më e vështirë për implementimin e tij.
“Pas leximit të dytë të Ligjit debati u shterr. Tani pritet deputetët të votojnë gjelbërt dhe ne ta gëzojmë parkun e ri nacional”, tha ai.
Nuredini siguroi se shpallja e Sharrit – park kombëtar ka per t’u pasuar me benefite pozitive për banorët e zonës në fusha të ndryshme, nga përmirësimi i infrastrukturës e deri tek zhvillimi i turizmit.