E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

VIDEO / ANALISTËT PËR RIBRENDIMIN E BDI-SË: NJË HAP I GUXIMSHËM ME SHUMË RREZIQE

Duket se Zgjedhjet e shtata lokale që pritet të zhvllohen në vjeshtë kanë për të vulosur peshën e partive në mozaikun politik të vendit që pas Marrëveshjes së Prespës dhe Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë japin e marrin për të përmbysur njëra-tjetrën. Çfarë ka për të qenë oferta për zgjedhjet e radhës dhe cilat tema kanë për të dominuar fushatën që na pret; cili ka për të qenë fati i ëndrrës sonë evropiane është diskutuar në edicionine fundit të Klan Debatit.

Nuk është i habitshëm transformimi ideologjik dhe politk I BDI-së, sa reagimet për një platformë që akoma nuk dihet se si do duket, kanë vlerësuar anlistët në edicionine fundit të Klan Debait, duke komentuar platformën e re të BDI-së. Sic thonë, kjo është në përputhje me agjendën e gjelbërt të miratuar në Samitin e Sofjes për Ballkanin Perendimor.

ILIR LUMA – ANALIST POLITIK

“Mua nuk më habit transformimi ideologjike dhe politik I BDI-së në programin e vetë sa më kanë habit reagimet që pothuajse janë edhe pa kripë karshi një platforme që ne ende nuk e dijmë se si do të duket, si do ta zbatojë BDI-ja”.

 BARDHYL ZAIMI – ANALIST POLITIK 

“Kjo agjendë është në sinkron, në përputhje me agjendën e gjelbër të miratuar në Samitin e Sofjes për Ballkanin Perendimor. BDI-ja si duket e ka kapur këtë dimension të kësaj agjende evropiane për Ballkanin Perendimor dhe sipas mendimit tim e prezenton apo e shpërfaq si një stategji elektorale për zgjedhjet e ardhshme lokale”.

XHELAL NEZIRI – ANALIST POLITIK

“Nëse I kthehemi historisë ne do të shohim se pikërisht këto transformime të shpejta, por janë treguar si hapa të guximshëm që ka bërë Ahmeti në karierëne  tij politike”.

Analistët në Klan Debat, për shkak të zhvillimeve politike në vend dhe zgjedhjeve lokale të së vjeshtës, paralajmërojnë një verë të nxehtë politike.

 ILIR LUMA 

“Tash është ndoshta mirë për hapsirën politike shqiptare, do ketë një parti që do të angazhohet kryesisht për të drejtat të shqiptare përvec tjerash, dhe do ketë një parti që e ka larguar prononcimin të mëparshëm për cështje kombëtare dhe do të jetë në idenë politike të qytetarit për cilin opcion politik shqiptar do të përcaktohet”.

 XHELAL NEZIRI

“Mendoj se ky ribrendim I BDI-së do ta bëjë një koalicionin parazgjedhor të zgjedhjeve të tetorit më thelbësor se sa ai koalicion parazgjedhor që ishte në 2017-tën. Në demokraci nuk numërohen emocionet, nuk numërohen reagimet negative, por numërohen votat dhe këtë e kanë kuptuar shumë mirë edhe LSDM edhe BDI.

BARDHYL ZAIMI

“Sigurisht ne mund të presim mbase brenda kësaj kohe edhe partitë opozitare  të dalin me ide të veta, me startegjitë e veta elektorale, pikërisht për zgjedhjet lokale. Nuk ka asgjë tragjike edhe opozita maqedonase edhe ajo shqiptare të bashkëpunojnë pikërisht për të synuar fitimine komunave”.

Megjithatë, sic thanë analistët, kjo verë do të jetë e nxehtë politikisht ku do shpalosen madje edhe bomba, do të minohen koalicione të mundshme, ku VMRO-DPMNE, vecmë kanë paralajmëruar protesta që do zgjasin gjatë tërë verës. /KlanMacedonia

Të fundit