E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Osmani vendos Agjendën e Gjelbër në takimin e Procesit të Berlinit

Agjendën e Gjelbër, kryediplomati i RMV-së Bujar Osmani e ka theksuar edhe në takimin ministror për Punë të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit, njofton KDP.

Sipas tij, agjenda e gjelbër është e ardhmja jonë, si dhe paraqet garancë për të ardhme konkurruese si dhe klimë neutrale ekonomike.

“Ky proces duhet të hapë një faqe të re në zhvillimin ekonomik të rajonit, ku adresohen disa çështje të ambientit dhe sfidave shëndetësore. Qëllimi është që ta shpalosim potencialin ekonomik të së gjelbërtës. Kjo është njohje për rajonin për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, si dhe përkushtimin tonë për të punuar në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, duke iu bahskëngjitur përpjekjeve të BE-së në luftën për ndryshimet klimatike”, ka theksuar Osmani.

Të martën mblidhen virtualisht ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndirmor dhe disa vendeve të BE-së për të biseduar për ecurinë e mëtejshme të procesit të Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Zëvendëszëdhënësja e ministrisë së punëve të jashtme të Gjermanisë, Andrea Sasse, tha se  Konferenca ka për qëllim të parapërgatisë samitin e ardhshëm të krerëve të qeverive, i cili do të zhvillohet nën drejtimin e kancelares Angela Merkel në fillim të  korrikut.​​

Sipas Sasses, veç ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, aty marrrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të disa vendeve anëtare të  BE-së, si edhe Komisioneri i Zgjerimit, Olivér Várhelyi, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, Stefano Sannino. ​​​​​​

Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014.  Ai ka si synim përmirërimsin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi.

Procesi konsiderohet edhe si “paradhomë e BE-së”.  Pas Gjermanisë, si nismëtare, organizatorë të samitit kanë qenë deri tani Austria, Franca, Britania e Madhe, Italia, Polonia dhe Bullgari/Maqedonia. Një nga arritjet e deritanishme të prorcesit të Berlinit është miratimi i planit për tregun e  përbashkët rajonal dhe afrimi i të rinjve nëpërmjet rrjetit RYCO (Regional Youth Cooperation Office). Megjithatë konfliktet e pazgjidhura ndërmjet shteteve në rajon kanë qenë pengesë e vazhdueshme për funksionimin si duhet të nismave të dala nga Procesi i Berlinit.

Të fundit