BLLOKOHET LIGJI PËR SHTETËSI

Bllokimin e ligjit për shtetësinë, opozita shqiptare e ka cilësuar si veprim antishqiptar. Lideri i ASH-së, Zijadin Sela ka ftuar që të hiqet bllokada ndaj ligjit, pasi, sipas tij, kjo do të thotë edhe bllokadë ndaj arsimimit, shëndetësisë të fëmijëve shqiptarë, ndërsa Gashi ka theksuar se ky ligj ka të bëjë me të gjithë, jo vetëm me shqiptarët
Lideri i Alternativës, Afrim Gashi bllokimin e ligjit për shtetësi e ka cilësuar si qasje antishqiptare të partive politike maqedonase. Sipas tij, ata kanë një paragjykim ndaj ligjit, “pasi mendojnë se ky ligj avanson të drejtat e shqiptarëve”.
Ai ka sqaruar se ky ligj ka të bëjë me të gjithë, jo vetëm me shqiptarët.
“Bllokimi ka një qasje antishqiptare dhe tendencioze duke e avancuar këtë ligj sikurse i ngrit të drejtat e shqiptarëve. Edhe njëherë ju them, se ky ligj nuk ka prapavijë të tillë. Ne ende nuk e dimë se sa shqiptarë nuk kanë shtetësi që të themi se ky ligj i avancon shqiptarët”, tha Gashi
Edhe ai, sikurse partneri i koalicionit ka ftuar LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në që të zhbllokojnë Ligjin, të tërheqin amendamentet, kjo siç tha, “të ulen dhe bashkërisht t’i largojnë dilemat”
“Ne do të koalicinojmë me njerëz, jo me njerëz që u bëjnë keq, por njerëz që do t’u bëjnë mirë njerëzve të cilët për 30 vjet kanë paguar tatim shtetit se edhe pse kanë jetuar këtu, janë ndjerë të huaj. Le të bëhen njerëz, se me njerëz jemi të gatshëm të bashkëpunojmë”.
Kështu ka deklaruar lideri i ASH-së, Ziadin Sela në pyetjen se a do të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në pasi me amandamente e ka bllokuar ligjin për shtetësinë.
“Edhe nëse ka koalicion, ai është i prishur”, shtoi më tej Sela
Ka treguar se ky ligj është parakusht i koalicioni ASH-AAA për bashkëpunimet e radhës, ndërkaq ka shtuar se nëse VMRO-DPMNE-ja e ka bllokuar ligjin me amandamente, “LSDM-ja fare se ka pranuar atë ligj”.
“Unë nuk bëj politikë, koha do të tregojë. Le të dalin dhe le t’i thonë argumentet, sepse unë nuk bëj politikë. Le të bëjnë garë se kush është më njerëzor, por jo kush është më i ligë”, tha më tej Sela.
Ka ftuar që të hiqet bllokada ndaj ligjit, pasi sipas tij kjo do të thotë edhe bllokadë ndaj arsimimit, shëndetësisë të fëmijëve shqiptarë