Shpresat e reja të shahut

Turnetë më realiste të shahut për tu bërë kampion janë të ashtuquajturët turne Berger.
Marrin pjesë një numër i vogël, por shahistë të zgjedhur ku të gjithë luajnë kundër të gjithëve.
Në kushte të pandemisë këto turne rezultuan si një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar jetëgjatësinë e shahut në Maqedoni.
“Siç paralajmëruam dy muaj më parë, ne vazhdojmë me turnetë e shahut për fëmijë të organizuara nga ShMP “Jahja Kemal” dhe k.sh. Gambit Aseko-SEE. Këtë herë morrën pjesë 37 fëmijë në 4 turne, të grupuar sipas më të fortëve.”, njofton shkolla.
Në turneun më të fortë “Shpresat e reja të shahut” deri në 1800 pikë vlerësimi, Jovanovski Teodor nga k.sh. Alkalod shfrytëzoi koncentrimin e pamjaftueshëm në lojë të favoritit Leonid Petreski nga Gambit Asseko-SEE dhe arriti të fitojë trofeun fitues dhe 180 pikë të tjera vlerësimi.
Teodori është një nxënës i vitit të parë në ShMP “Jahja Kemal”, kështu që ai luajti si në teren shtëpiak.
Ndërsa vendin e tretë e fitoi Lea Eftovska, duke theksuar se seriali i famshëm Queens Gambit në Netflix sidoqoftë ka ndikim në zhvillimin e shahut të grave në Maqedoni.
Për më shumë informacione në lidhjen e mëposhtme:
https://chess-results.com/tnr550293.aspx?lan=1&art=1