MODELET EUROPIANE NËN “HIJEN” E DOGMAVE “EPIKE”

Në hapësirën publike mbetet tepër e nevojshme të promovohet dimensioni qytetar i aktivizmit, i modeleve dhe moralit europian, ku secili duhet ta besojë ndryshimin, por jo në trajtat epike të së pamundshmes, të cilat ngelen vetëm të tilla, pa ndonjë reflektim. Nevojiten, pra, ndryshime të vërteta individuale, të cilat do ta kompletojnë pikturën e madhe të ndryshimit.
Shkruan: Lorik Idrizi
Maqedonia e Veriut nuk ka nevojë për heronj me mëlmesa folklorike, por ka nevojë urgjente për qytetarë, të cilët qenësinë tyre e manifestojnë duke i kryer obligimet e tyre të zakonshme në mënyrë dinjitoze. Nuk ka nevojë për kulte dhe për “heronj” epikë “bëmash të mëdha”, as për inxhinjering për të promovuar diçka që nuk ka ndodhur kurrë ose që është e sajuar në funksion të fuqisë së pushtetit. Madje as për kuazi-kritika të degraduara që nuk janë në funksion të evolumit qytetar.
Në hapësirën publike mbetet tepër e nevojshme të promovohet dimensioni qytetar i aktivizmit, i modeleve dhe moralit europian, ku secili duhet ta besojë ndryshimin, por jo në trajtat epike të së pamundshmes, të cilat ngelen vetëm të tilla, pa ndonjë reflektim. Nevojiten, pra, ndryshime të vërteta individuale, të cilat do ta kompletojnë pikturën e madhe të ndryshimit.
Poashtu duhet edhe guximi intelektual. Një profesor, i cili nuk beson në ndryshim dhe nuk beson në përndritje, ai, në fund do të shndërrohet në një skemë që nuk do nxisë asgjë, as një shkendijë të vetme drejt rrugëtimeve të dijes.
Kritikat jo domosdoshmërisht duhet të jenë anti-establishment, ato duhet të jenë në funksion të avnacimeve me dimensione konstruktive dhe shpresëdhënëse.
Që nga kujtesat e para të qenies humane, dogma dhe përndritja kanë qenë gjithmonë në kundervënie monumentale.
Dogmat i kanë bërë dëm njerëzimit në shumë etapa, dhe përherë mendimtarët jo konvencional që kanë pasur pasion për dijen dhe përndrijtjen nëpërmjet disidencës janë veçuar nga turma, e cila e ka konsumuar përgjithësisht dogmën.
Biles edhe europianizmi është e rrezikshme të paraqitet dhe perceptohet si dogëm, por duhet të paraqitet si natyrshmeri e qytetarëve dhe kjo natyrshmëri duhet të manifestohet përmes koncepteve të dijes dhe aktivizmit qytetar për të qenë në mënyrë të vazhdueshme në kundërvënie me dogmën dhe për ta promovuar dijen dhe qytetarinë europiane.