E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Seladin Xhezairi për ABCNews: Ali Ahmeti ka bërë thirrje te mos parcializohet vota shqiptare

Marrëveshja Kosovë-Serbi e arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë pritet të ketë ndikim edhe në vende të tjera të rajonit.

Gazetarja Linda Karadaku ka biseduar për këtë çështje me analistin Seladin Xhezairi, i cili ka treguar se si është pritur kjo marrëveshje në Maqedoninë e Veriut.

Xhezairi foli edhe për zhvillimet politike në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

“Zoti Ahmeti, jo vetëm një herë, ka bërë thirrje që të mos parcializohet vota shqiptare sepse edhe ne këtu i kemi 5 a 6 parti, në mos gabohem, në Mal të Zi ishin jo më pak se 9 parti politike të shqiptarëve, ndërkohë që numri i shqiptarëve në Mal të Zi arrin tek 40 mijë përafërsisht“, është shprehur ai mes të tjerash për emisionin “Ballkan”.

Të fundit