E mërkurë, 28 Shtator, 2022

‘Nuk e meritoja’ Në gjendje të rëndë psikologjike/ Mihal Kokëdhima tregon jetën e tij pas ngjarjes, qan për fëmijët

Mihal Kokëdhima i ftuar sot në “Shqipëria live”, ka rrëfyer jetën e tij pas ngjarjes që ndodhi vitin e kaluar në Porto Palermo, ku ai u hodh mbi makinën e një grupi turistësh spanjollë. Kokëdhima tregoi se turistët ishin ngritur nga tavolina dhe nuk donin të paguanin.

Ai teksa tregonte të gjithë ngjarjen dhe për 8 muajit e burgut që kreu, nuk i ka mbajtur dot lotët duke thënë se nuk e meritonte.

“Qëndrova një vit, dmth 8 muaj në burg. Paraburgim 8 muaj. Vërtetë kam vuajtur. Se nuk isha për në burg unë. Nuk isha për në burg. Thonin se çmimet i ka të shtrenjta. Po mos hajde mo vlla, por ishin më të lirat.

“Nuk thotë njeri më fal këtu. Se po të thoshte më fal ngreja duart lart. Kanë ardh shumë. Dhe armën më kanë nxjerrë. Do të vrasim më thanë. Kafshët. Shqyen gardhin dhe u futën. Do të vrasim. Kjo është e vërteta,. Erdhi policia dhe u thash skam gjë. Kam bërë mend të lehtë ca të duan të bëjnë. Ata do e shqyejnë unë do e ngre prap. Ca të bëjë shkatërrova veten time prap. Kshtu kam vendosur. Ata shqyej unë ngre prapë. Derisa të vijë ndonjë ditë e bukur dhe për ne. Janë fjalë të sinqerta. I dua të gjithë. I dua njerëzit. Nuk e meritoja. Nuk e meritoja këtë dënim. Nuk kam ca të them tjetër. uroj që kjo rini ti gëzojë këto troje dhe të mos marrin dhenë e botën si fëmijët tanë ë të gjithë,. Që 14 vjeç. Punoja me sinqeritet.”

“Nuk bëra gjë mo vlla. Kushdo mund të dal të kërkojë një të drejtë.” tha Kokëdhima

Të fundit