E enjte, 29 Shtator, 2022

ME ÇFARË SUBSTANCE U HELMUA KUNDËRSHTARI I PUTINIT?

Populli rus, por edhe bashkësia ndërkombëtare kërkojnë që të dinë arsyet, theksoi i ngarkuari i BE për politikën e jashtme, Joseph Borrell. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë. Hetimet duhet të fillojnë menjëherë dhe të jenë të pavarura dhe transparente, njofton DW.

Ashtu si Bashkimi Europian, edhe kancelarja Merkel dhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kërkojnë nga autoritetet ruse të zbardhin sulmin e mundshëm ndaj Navalynt, përcjell KDP. Për shkak të rolit të tij të rëndësishëm brenda opozitës ruse, duhet që rasti të zbardhet deri në fund. “Përgjegjësit duhet të zbulohen dhe të dalin para drejtësisë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Merkelit dhe ministrit të Jashtëm, Maas.

Aktivisit i njohur kundër korrupsionit dhe kritiku i ashpër i Putinit u dërgua në një spital rus në Omskun siberian të enjten e kaluar, kjo pasi ai gjatë një fluturimi drejt Moskës pati dridhje të forta dhe pastaj humbi vetëdijen. Rrethi i afërt i Navalnyt është i mendimit, se ai u helmua pasi piu një çaj pak para fluturimit.

Klinika universitare Charite, ku po trajtohet kritiku i njohur rus po ashtu mendon për helmim të 44 vjeçarit. Këtë e bëri të ditur një zëdhënëse e klinikës. Navalny ndodhet ende në koma. “Gjendja e tij shëndetësore është serioze, por nuk ka rrezik akut për jetën”, Rezultatet e kontrolleve mjekësore çojnë drejt konkluzionit për helmim “me një substancë nga grupi i frenuesve të kolinesterazës. Navalny po trajtohet me një kundërilaç. “Si do të përfundojë sëmundja është e pasigurtë dhe nuk mund të përjashtohen në këtë moment pasojat e vona sidomos në sistemin nervor.”

Kreu i komisionit parlamentar të Bundestagut, Norbert Röttgen, CDU, shprehu dyshimin se helmimi me gjasa i Navalnyt mund të jetë porositur nga instancat më të larta. “Gjëra të tilla janë në dorën e kreut”, tha politikani i CDU-së për televizionin gjerman, ZDF. Sipas tij me Navalnyn duhet të jepej një shembull si “paralajmërim nga popullit”. Koha nuk është rastësi. Qëllimi është që në sfondin e protestave në Bjellorusi të dërgohet një “sinjal i qartë” ndaj opozitës ruse, tha Röttgen.

Mjekët rusë thonë megjithatë, se Navalny nuk është helmuar. “Ne e shpëtuam me mundim të madh dhe punë jetën e tij”, tha kreu i klinikës Aleksander Murahovski në Omsk. “Nëse do të kishim gjetur një helm të tillë, që do ishte konfirmuar, do të kishte qenë për ne shumë më e thjeshtë.” Mjekët e Omskut i hodhën poshtë akuzat, se udhëtimi i Navalnyt në Gjermani u shty për shkak të presionit të autoriteteve ruse.

Analizat klinike të politikanit opozitar rus Navalny flasin për helmim njoftoi një zëdhënëse e spitalit Charité në Berlin. Sipas saj “gjendja e tij shëndësore është serioze, por aktualisht nuk ka rrezik akut për jetën”.

Mjekët e spitalit Charité në Berlin mendojnë se Navalnyn ndoshta e kanë helmuar me një substancë nga grupi i frenuesve të kolinesterazës.

Me një substancë të këtij grupi u helmua  para dy vjetësh në Londër agjenti i dyfishtë Sergej Skripal. Gjithsesi sipas njoftimeve të klinikës substanca e saktë me të cilën është helmuar Navalny ende nuk dihet.

Qeveria gjermane u shpreh gjithashtu se pas gjithë gjasash Navalnyn e kanë helmuar. Qeveria gjermane ka kërkuar “transparencë të plotë” për sqarimin e rastit. “Ka dyshime se Navalnyn e kanë helmuar dhe për këtë ka disa raste në historinë më të re ruse”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Reparti ku po kurohet Navalny në Berlin ruhet nga nëpunës të Policisë Federale Gjermane.

Edhe pse qeveria gjermane sqaroi se Aleksej Navalny nuk është i ftuar i qeverisë gjermane, reparti ku po kurohet Navalny në Berlin po ruhet nga nëpunës të Policisë Federale Gjermane. “Në fund të fundit bëhet fjalë për një pacient, ndaj të cilit me gjasë mund të jetë ushtruar një sulm me helmim”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Seibert.

Të fundit