E enjte, 29 Shtator, 2022

Evropa i shpëton populistët e saj

Nuk është sekret se edhe në Hungari, edhe në Poloni fondet e BE-së sistematikisht janë përdorur për të financuar korrupsionin politik apo privat dhe për të siguruar pagesa për të dëgjueshmit politikë.

Sławomir Sierakowski*

VARSHAVË – Siç edhe u prit, Parlamenti Evropian iu vërsul buxhetit të dakorduar të Këshillit Evropian dhe pakos për përgjigje ndaj pandemisë. Kostoja prej 1.8 trilionë eurosh dhe shkurtimet e propozuara për financimin e zhvillimit, përfshirë shkencën dhe hulumtimet, si pritej u përballën me rezistencë. Por guri më i madh pengues gjithmonë dihej se do të jetë propozimi që financimi i BE-së të kushtëzohet me respektimin e sundimit të ligjit.

Duke argumentuar në përkrahje të kushtëzimit të tillë, Dacian Cioloş, udhëheqës i grupit centrist “Ripërtëritja e Evropës”, tha se “kjo nuk është e menduar si marrje në shënjestër e Hungarisë e as e Polonisë apo cilitdo shtet tjetër anëtar”. Synimi është “të sigurohet se paratë evropiane nuk i financojnë edhe më tej qeveritë që vazhdimisht ua kthejnë shpinën vlerave tona fondamentale në baza ditore”.

Por nuk është sekret se edhe në Hungari, edhe në Poloni fondet e BE-së sistematikisht janë përdorur për të financuar korrupsionin politik apo privat dhe për të siguruar pagesa për të dëgjueshmit politikë. Shembulli më i vonshëm është marrja e kontrollit ndaj ueb faqes së fundit të pavarur të lajmeve në Hungari, që lexohej nga miliona hungarezë. Për më tepër, qeveritë e udhëhequra nga Fidesz në Hungari dhe Ligji dhe Drejtësia (PiS) në Poloni janë në mesin e atyre që më së paku kanë tendencë të shfaqin solidaritet kur vjen puna te pranimi i refugjatëve apo përkrahja e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane. Polonia, për shembull, është i vetmi shtet anëtar i BE-së që ka refuzuar të miratojë cakun prej “net-zero karbon” deri në vitin 2050.

Në vend se të konfrontohet drejtpërdrejt me këta keqbërës, Këshilli Evropian ka kërkuar të arrijë kompromis, duke ia deleguar Komisionit Evropian detyrën që të krijojë një mekanizëm sanksionues financiar për të adresuar shkeljet e sundimit të ligjit. Çka do që Komisioni sajon do t’i nënshtrohet votës së shumicës së kualifikuar nga shtetet anëtare. Kompromisi i Këshillit Evropian askund nuk është përballur me më shumë entuziazëm sesa në Hungari dhe Poloni, ku të dy qeveritë iu shmangën plumbit. Në fakt, është vështirë të përshkruhet marrëveshja si kompromis, sepse secila palë pohon se është dakorduar diçka tjetër. Sipas presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, Komisioni është i gatshëm që të vendosë një mekanizëm të qartë dhe efektiv për të dënuar shkeljet e sundimit të ligjit, dhe pret që të sigurojë një shumicë të kualifikuar pa problem. Për dallim prej saj, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, thotë se çdo propozim për kushtëzim do të kërkojë përkrahje nga të gjithë shefat e qeverive kombëtare, përfshirë ata nga Grupi i Vishegradit (Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia). “Pa pajtimin e Hungarisë, pa pajtimin e Polonisë, pa pajtimin e grupit të Vishegradit, asgjë nuk do të ndodhë. Morawiecki ose supozon se parimi i unanimitetit do të aplikohet, ose ai nuk beson që një shumicë e kualifikuar mund të arrihet pa grupin e Vishegradit. Sido që të jetë, nuk vihet në dyshim se në çfarë pozite qëndron Qeveria polake. Polonia edhe një herë doli të jetë përfituesi më i madh i fondeve të BE-së, duke siguruar 139 miliardë euro në grante dhe 34 miliardë euro në hua në buxhetin e ri shtatëvjeçar. Derisa kjo është më pak në aspektin e përqindjeve sesa që përfitoi nga buxheti i BE-së për 2014-2020 Qeveria e ish-kryeministrit Donald Tusk, shpërndarja shtesë nga fondi për rimëkëmbje nga pandemia do të shtyjë këtë shifër edhe më lart. Si rezultat, efektet e vërteta të kompromisit janë të kundërta nga ajo që BE-ja e kishte synuar. PiS tani do të marrë edhe më shumë fonde të BE-së, me të cilat do të financojë transfere sociale dhe do të konsolidojë fuqinë e vet. Qëkur marrëveshja është shpallur, monedhat hungareze dhe polake kanë shënuar forcim në raport me euron dhe dollarin, dhe bursat e Varshavës dhe Budapestit po ashtu kanë ngritje.

Në hierarkinë e problemeve të BEsë duket se shkeljet e sundimit të ligjit janë shtyrë më poshtë listës nga pandemia, rënia pasuese ekonomike dhe kriza klimatike që kërcënon. Liderët e BE-së duket se janë përballur me një dilemë. Liderët e BE-së vendosën se ata duhet të zgjedhin vetëm një prej arritjeve të mundshme historike: ata mund të ndiqnin ose huazimin e përbashkët për t’i shpëtuar shtetet anëtare në krizë (duke inauguruar një politikë fiskale të BE-së që është pritur gjatë) ose zbatimin e përbashkët të sundimit të ligjit. Kur presidenti francez, Emmanuel Macron, lavdëronte rezultatet e samitit të Këshillit Evropian si një “ditë historike për Evropën”, ai po i referohej vetëm fondit për rimëkëmbje.

Por, kur vjen puna te sundimi i ligjit, dita e Evropës ishte krejt e zakonshme. Liderët e BE-së arritën në një kompromis që i lejon secilit të shpallë fitore, duke i lënë çështjet e theksuara të pazgjidhura – pikërisht siç shpresonin Polonia dhe Hungaria. Por, do të ishte gabim të konkludohet se Morawiecki dhe kryeministri hungarez, Viktor Orbán, janë fituesit e mëdhenj. As Hungaria, as Polonia nuk janë të afta që të udhëheqin politikë të jashtme vetëm. Dhe për shkak se të dyja janë të ekspozuara ndaj presionit prej jashtë, ato nuk kanë zgjidhje pos të pranojnë kompromiset – apo disfatat – në mishmashin e vendimmarrjes së BE-së.

Fituesi i vërtetë është Gjermania, e cila tani mund të mbajë presionin ndaj Qeverisë polake derisa e mbron nga vuajtja e penalltive tepër të rënda. Kërkesa që sanksionet e propozuara t’i nënshtrohen një vote të shumicës së kualifikuar nuk garanton asgjë. Në fund të fundit, i njëjti kusht është aplikuar në nenin 7 të procedurës kundër Hungarisë dhe Polonisë vitin e kaluar, dhe ai proces mbetet i bllokuar në Këshillin Evropian. Për të qenë të sigurt, kur Komisioni i publikon detajet e mekanizmit zbatues, do të jetë e mundur që të ushtrohet presion më i madh ndaj Polonisë dhe Hungarisë.

Por, asnjëri shtet nuk do të përballet me gijotinën buxhetore menjëherë, marrë parasysh se debate për këtë temë në Parlamentin Evropian dhe mes shteteve anëtare do të mund të marrin dy apo tre vjet. Askush nuk dëshiron që ta thotë me zë, por secili e di që izolimi i një shteti, si Polonia apo Hungaria, nuk do të jetë në dobi të Perëndimit, dhe Gjermania, posaçërisht, do të ketë shumë për të humbur. Biznesi në këto shtete është thjesht tepër i mirë. Rëndësia tregtare e grupit të Vishegradit për Gjermaninë është më e madhe sesa ajo e Francës, Kinës apo Shteteve të Bashkuara, dhe po rritet me shpejtësi. Populizmi shpaguhet jo vetëm për partitë në pushtet në Poloni dhe Hungari, por edhe për Gjermaninë. Dhe tani, ky parim po kodifikohet në mënyrë implicite në buxhetin e BE-së.

/Koha

(Sławomir Sierakowski, themelues i lëvizjes “Krytyka Polityczna”, është drejtor i Institutit për Studime të Avancuara në Varshavë dhe partner i lartë në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie të Jashtme. Ky vështrim është shkruar ekskluzivisht për rrjetin “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”).

Të fundit