E mërkurë, 5 Tetor, 2022

MUSLIU: DEMOKRACIA ËSHTË EDHE ARTI I NUMRAVE

Në një intervistë për KDP, analisti Albert Musliu thekson se demokracia është edhe arti i numrave dhe se koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM dhe BDI pa ndonjë shqetësim mund ta formojnë qeverinë. Ai thotë se këtë e sugjerojnë numrat. Musliu thotë se nëse do të hyhet në fazën e kombinatorikave dhe transfereve, çdo shumicë tjetër është e mundshme. Pretendimin për të provuar formimin e qeverisë edhe nga partia e Mickovskit, ai e vlerëson si legjitim, ndërkohë që rolin e faktorit ndërkombëtar e sheh si qetësues në gjithë këtë situatë. Intervistën e plotë në formën multimediale mund ta ndiqni në videon e mëposhtëm:

 Autore: Xhumadije Ibrahimi

https://www.facebook.com/KlubiDebatitPolitik/videos/2550074211923284/

 

Koalicioni më i mundshëm dhe i cili edhe do të gjej zbatim, sipas analistit Albert Musliu, është ai mes koalicionit “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM dhe BDI-së.

“Demokracia është edhe arti i numrave, numrat në këtë moment sugjerojnë që qeverinë mund ta formojnë pa ndonjë shqetësim të madh shumica e deritanishme, LSDM-ja me koalicionin ‘Mundemi’ dhe BDI. Ato të vetmet, japin numrin 61. Nëse hyjmë në fazën e kombinatorikave, transfereve, atëherë ç’do shumicë tjetër është e mundshme. Unë mendoj se kjo është më normalja në këtë moment, dhe mendoj se edhe do të realizohet”, thotë analisti Albert Musliu.

Ndërkohë që edhe kreu i VMRO- DPMNE-së, Hristian Mickovski kërkon formimin e qeverisë, Musliu thotë se është e drejtë legjitime e Mickovskit të kërkoj një gjë të tillë.

Sa i përket kërkesës se kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, që Zaevi duhet t’iu kërkoj falje shqiptareve, Musliu thotë se çdokush që është i ofenduar duhet që të kërkoj nga pala tjetër falje. A do ta bëjë Zaev këtë apo jo, Musliu thotë se një gjë e tillë është e drejt e Zaevit. Ai thekson se politika shqiptare duhet ta heq anash tendencën e partizimit të institucioneve dhe të kemi kuadro profesionale. Pozicioni i faktorit euro- amerikan në këtë rast do te jete pozicion qetësues, ngase menjëherë u përshëndet procesi zgjedhore dhe u kërkua nga palët që të formojnë qeveri dhe të vazhdojnë me rrugën drejt reformave.

Të fundit