E enjte, 29 Shtator, 2022

VIDEOJA RUSE PARAQITET SI E REGJISTRUAR NË KËRÇOVË

Platforma për luftimin e lajmeve të rreme F2N2 ka zbuluar se video-materiale nga vjedhjet e votave në zgjedhjet e 2014 në Rusi po paraqiten sot si mbushje të kutive në Kërçovë, njofton KDP.
“Ditëve të fundit në rrjetet sociale u paraqit një video ku shihen dy gra duke mbushur kutitë e votimit në një vendvotim. Disa faqe të Facebookut dhe profile individuale e shpërndajnë me shënim se video materiali është nga zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut në Kërçovë, që është absolutisht e pavërtetë”, shkruan F2N2.

 

Në fakt, platforma konstaton se videoja është regjistruar në Rusi dhe është publikuar në Youtube para 6 vitesh. Në ndërkohë është shfrytëzuar disa herë për manipulime. U paraqit në Youtube në vitin 2016-të, ndërsa në tekst i jepej kontekst se videoja është nga zgjedhjet në SHBA dhe mbushja e kutive është vepër e demokratëve, edhe pse në një pjesë të videos shihet qartë flamuri rus në vendvotim.

Përndryshe nuk është hera e parë që kjo video paraqitet në kontekst të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Është vërejtur edhe më 6 maj të vitit 2019, një ditë pas rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, në profilin e Facebook me emrin “Makedonska Dijaspora”.

“Edhe një tentim që me materiale ruse të rrënohet besimi në procesin zgjedhor”, konkludon F2N2.

Edhe Sefer Selimi nga Democracy Lab ka paralajmëruar opinionin për këtë dezinformim.

“Shoh që po shpërndahet një video e cila pretendon se është nga votimet në Kërçovë. Në fakt, ajo video është nga votimet në Krime (e aneksuar nga Rusia) në 2014-tën (edited). Kjo vetëm mund të dëmtoj besueshmërinë e fakteve eventuale, asgjë më shumë. Kujdes me lajmet e rrejshme! *Shënim: Viedoja është nga Referendumi për ndarje të Krimesë, mbajtur më 16 Mars 2014”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Të fundit