E enjte, 2 Shkurt, 2023

NGRITJE-RËNIET E PARTIVE POLITIKE KRYESORE NGA VITI 2002: ÇFARË REZULTATESH DO TË SJELLË 15 KORRIKU?

Autor: Lorik Idrizi

VMRO-DPMNE opozitare e Hristijan Mickovskit ka rritje më të theksuar të votave në krahasim me 18 vite më parë: në zgjedhjet parlamentare të vitit 2002 ka numëruar rreth 300 mijë vota, kurse në zgjedhjet e fundit të vitit 2016 – rreth 450 mijë vota.

LSDM ka një rënie prej reth 60 mijë votash në krahasim me vitin 2002, njëjtë si edhe BDI-ja, kurse PDSH ka shënuar rënie prej 35 mijë votash. BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, si parti të dala nga BDI dhe PDSH, për herë të parë në zgjedhje parlamentare kanë marrë pjesë në vitin 2016: e para ka marrë rreth 58 mijë vota kurse e dyta rreth 35 mijë vota. Pas këtyre zgjedhjeve, BESA u nda në dysh, me çrast nga kjo parti doli Alternativa, kurse nga Aleanca për Shqiptarët si koalicion doli RDK-ja.

Tani, në zgjedhjet e korrikut Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Alternativa do të shkojnë si një koalicion, BESA në koalicion me LSDM-në, ndërkohë BDI dhe PDSH do të garojë e vetme.

Të fundit