E shtunë, 1 Tetor, 2022

PROLOGU I NJË FUSHATE TË “NXEHTË”

Autor: Bardhyl Zaimi

Prologu i fushatës zgjedhore ka shënuar një debat të nxehtë mbi idenë të lansuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti për siç e ka quajtur ai ” kryeministrin e parë shqiptar”. Hapësira politike ekziston dhe merr kuptim nga idetë politike që debatohen. Asnjë ide politike nuk mund të demonizohet. Edhe kjo ide është legjitime dhe demokratike. Sigurisht, e hedhur në kontekstin parazgjedhor ajo do t’i nēnshtrohet debatit dhe nē ndërkohë do të prodhojë argumente për dhe kundër.

Opozita është në të drejtën e saj ta kontestojë me argumente, njēsoj siç është BDI në të drejtën e saj ta mbrojë si kauzë parazgjedhore. Në fund të fundit gjithē esenca e një fushate parazgjedhore mbndërtohet mbi antagonizmat politike-ideologjike që targerojnë elektorat. Nuk kjo e vetmja ide në bllokun politik shqiptar. Gjithashtu si ide politike shfaqet edhe ndryshimi i formulimit 20 përqind për shqiptarët në kushtetutë e promovuar nga ASH opozoitare dhe parlamenti dy dhomësh dhe hisja në buxhet e promovuar nga PDSH-ja. Më herët kishim edhe idenë e ridefinimit të promovuar nga Lëvizja Besa.

Pavarësisht nga pajtimet dhe mospajtimet, të gjitha këto paraqesin ide politike të promovuara si vizione politike dhe të afirmuara në elektoratin që synohet. Demokracia ështē shesh i ideve, i debatit dhe aktorëve politik që targetojnë elektorat për të synuar pushtetin nē një qeveri të ardhshme. Pikërisht, në këtë shesh të demokracisë shfaqin protagonizmin e tyre subjektet politike. Ne mund të mos pajtohemi me një ide, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk e ka legjitimitetin e plotë të promovohet, por edhe njëkohësisht të kundërshtihet nga gjithë ata që mendojnë ndryshe.

Pluralizmi nënkupton ide konkurruese, debat, kundërshtime dhe mbi të gjitha argumentim politik pēr të mbrojtur ose kontesruar një ide politike. Demokracia nuk është hapēsirë boshe, pērkundrazi është dinamikē e pērhershme politike idesh dhe vizionesh, antagonizmash, legjitimimesh dhe delegjitimimesh elektorale. Sigurisht secila ide politike kērkon njē koncept politik dhe demokratik për ta kahëzuar substancën e parashtruar politike. Një ide politike nuk mund të jetë jashtë një konteksti dhe jashtë një realiteti të dhënë socio-politik, sepse si e tillë ajo rrezikon tē dalë bosh.

Një ide politikebkonceptualisht duhet të artikulojë britmat e realitetit, gjegjēsisht pritjet e elektoratit. Nē rast se një ide politike nuk strukturohet dhe operacionalozohet politikisht shndërroher në retorikë pa ndonjē dobi të caktuar për qytetarët. Sigurisht, ky është vetëm preludi i fushatës dhe në ndërkohë me gjasë partitë politike do të dalin me programet e tyre nëpērmjet të cilave do të pērligjen idetë politike. Koha e pandemisë nuk jep edhe aq dorë për ndonjë fushatë gjithëpërfshirese, ndërkohē qē akoma mbetet e paqartë se kur do të mbahen zgjedhjet. LSDM në pushtet dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ndërkohë po bëjnē betejë pēr caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve.

Një LSDM që ngutet dhe njē VMRO që heziton dhe kërkon garanci për proces legjitim zgjedhor që nënkupton protokolle tē definuara pēr Covid 19 dhe monitorim nga OSBE dhe ODIHR. Me gjasë gjithē fushata do tē dominohet nga problemi i menaxhimit tē pandemisë. Dhe të gjitha idetë politike rrezikojnë të mbeten nën hijen e pasojave të pandemisë. Një gjë me gjasë do të jetë pjesë e debatit të nxehtë, ideja e kryeministrit shqiptar e lansuar nga BDI e Ali Ahmetit. Ky debat do të ndodh në dy hemisfera politike.

Në atë brenda bllokut politik shqiptar dhe nē raport me partitë politike maqedonase. Sigurisht se nuk mjafton vetëm ideja, nēse ajo nuk përcillet me një planimetri politike që nënkupton pritjet reale të elektoratit. Dhe pritjet e elektoratit janë të mëdha sidomos nē kohën e rrënimit ekonomik për shkak të pandemisë. Papunësia shënon shifra rekorde, ndërkohë që perspektiva ekonomike nuk duket asgjëkundi. Idetë politike pa strukturime pērmbajtēsore mund të mbeten vetëm sllogane parazgjedhore. Dhe kjo nuk ēshtë se nuk ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Mbetet të shihet nëse do të futemi në një debat kualitativ demokratik pēr të prodhuar praktika të reja qeverisjeje apo do të vazhdohet me avazet e vjetra të retorikave që gjithnjë kanë prodhuar zhgënjim te qytetarët.

 

Të fundit