E shtunë, 1 Tetor, 2022

ZGJEDHJET – BRUKSELI PO NDJEK NGA AFËR SITUATËN

Autore: Erisa Zykaj / Bruksel 

 

Komisioni Europian (KE) përforcon mesazhin e dialogut midis partive politike në Maqedoninë e Veriut për të mundësuar zhvillimin e zgjedhjeve në vend në kontekstin e koronavirusit.

Ky mesazh vjen pas diskutimit që komisioneri përgjegjës për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi, pati me liderët e partive kryesore në Maqedoninë e Veriut.

Ana Pisonero Fernandez, zëdhënëse e KE-së, tha se Brukseli po ndjek nga afër zhvillimet në Maqedoninë e Veriut.

“Komisioneri Varhelyi ka diskutuar me dy liderët e partive kryesore në Maqedoninë e Veriut. Ai përçoi mesazhin për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, tê ndershme dhe gjithpêrfshirëse, duke marrê parasysh situatën e koronavirusit, si dhe nevojën për menaxhimin efiçent të rimëkëmbjes ekonomike. Ne po ndjekim nga afër diskutimet midis liderëve politikë, të cilat duhet të vazhdojnë, në mênyrê që të bëhet i mundur organizimi i zgjedhjeve dhe menaxhimi tërësor i situatës së koronavirusit”, tha ajo.

Komisioni Europian pritet t’i prezantojë të premten 27 shteteve anêtare të Bashkimit Europian kuadrin negociues me Maqedoninê e Veriut.

 

Autorja është korrespondente e Tv Klan Maqedonia nga Brukseli 

Të fundit