E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Vuçiç: I gatshëm të bisedojmë për Kosovën, por njohja nuk është në axhendë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se Serbia është i gatshëm që të bisedojë me Kosovën “pa afate” dhe “në mirëbesim”, ndërsa theksoi se njohja reciproke nuk është në axhendë.

“Jemi të gatshëm për bisedime por… s’ka flamur të bardhë”, i ka thënë ai në një intervistë Reutersit. Sipas tij, dialogu është i mirëpritur nëse është dialog… gjatë të cilit mund të shihet çfarë është e mundur, për çfarë mund të ketë kompromis.

“Besojmë se është në interesin e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare… që të flitet për qarkullimin e lirë të kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve”, tha ai. Kujtojmë se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë u ndërprenë më 2018.

Të fundit