E enjte, 29 Shtator, 2022

Koronavirus po vret më shumë burrat. Por izolimi po rezulton shkatërrimtar për të drejtat e grave

Koronavirusi duket se është më vdekjeprurës për burrat. Por në shumë mënyra të tjera, gratë po mbajnë barrën më të madhe të kësaj pandemie.

Nga rritja e dhunës në familje tek ndikimin ekonomik, masat e bllokimit të vendosura për të ndaluar shpërthimin e koronavirusit po dëmtojnë gratë dhe të drejtat e tyre themelore shumë më tepër sesa burrat. Epidemitë e mëparshme si Ebola dhe Zika kanë rezultuar në pengesa të mëdha për gratë dhe vajzat në rajonet më të prekura nga shpërthimet dhe ekspertët dhe aktivistët po paralajmërojnë se e njëjta gjë po ndodh globalisht tani.

Një analizë e CNN në fillim të këtij viti zbuloi se në vendet për të cilat kishte të dhëna të disponueshme, burrat ishin 50% më të predispozuar se gratë të vdisnin pasi u diagnostikuan me Covid-19. Por ekspertët thonë se përqëndrimi thjesht në të dhënat shëndetësore është i rrezikshëm. “Ne mendojmë për këtë krizë në terma shumë të ngushtë, duke u përqëndruar vetëm tek ndikimet që ka në shëndet, por ne po humbasim imazhin e plotë,” tha Julia Smith, një studiuese në Universitetin Simon Fraser në Kanada. Smith është duke punuar në një projekt shumë-vjeçar duke parë ndikimin më të gjerë të pandemisë. “Burrat kanë rezultate më simptoma më të këqija shëndetësore nëse infektohen nga Covid-19, por kur mendojmë për ndikimet dytësore, këtu shohim se gratë po preken në mënyrë disproporcionale,” shtoi ajo.

Pandemia është duke i përkeqësuar problemet me të cilat  gratë ishin duke u përballur edhe para fillimit të pandemisë. “Krizat si kjo i rëndojnë pabarazitë strukturore ekzistuese në shoqëri dhe kur bëhet fjalë për të drejtat e grave, shëndetin e grave dhe statusin ekonomik të grave, kjo është pikërisht ajo që ne po shohim tani”, tha Kristina Lunz, bashkëthemeluese e Qendrës për Feministe Politikë e jashtme.  CNN / bota.al

Të fundit