E shtunë, 1 Tetor, 2022

37 RASTE TË REJA, 11 TË SHËRUAR

Ditëve të fundit Maqedonia e Veriut shënon rritje të rasteve të të infektuarve me Covid 19. Në shumë qytete vazhdohet me të njëjtën konstantë të rasteve aktive me një tendencë në rritje. Janë regjistruar 37 raste të reja, ndërkohë që bëhet e ditur se 11 pacientë janë shëruar.

Xhumadije Ibrahimi

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Instituti i shëndetit publik ka regjistruar 11 pacientë të shëruar nga Covid 19, 2 në Shkup, 7 në Prilep dhe 2 në Veles. Ndërkaq, në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar pacientë të vdekur si pasojë e Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 508 testime, ndërsa janë regjistruar 37 raste të reja me Covid-19, edhe atë në: Shkup – 12, Kumanovë – 8, Shtip – 2, Prilep – 2, Tetovë – 7, Strugë – 4 dhe Ohër – 2.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid 19 shkon në 1978, numri i pacientëve të shëruar është 1422, i të vdekurve 113, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 443. Shpërndarja e fundit nëpër qytete është si vijon:

Shkup – 713, raste aktive 199

Kumanovë – 433, raste aktive 34

Prilep – 210, raste aktive 48

Tetovë – 172, raste aktive 77

Strugë 75, raste aktive 8

Veles – 127, raste aktive 43

Deri më tani në vend janë kryer gjithsejt 25.270 testime për Covid-19.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera në 24 orët e fundit 188 teste janë në kuadër të skriningut. Nëpërmjet skriningut është vërtetuar një rast pozitiv që është i punësuar në një institucion gerontologjik në Shkup.

Deri më tani me skrining janë kryer 2248 teste të Covid-19, ndërsa janë regjistruar tre raste pozitive me Covid-19.

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në 24 orët e fundit janë pranuar 4 pacientë të rinj, janë të hospitalizuar gjithsejt 58 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 24 pacientë, ndërsa në ventilim mekanik janë 2 pacientë.

Në spitalin e qytetit “8 Shtatori” janë pranuar 5 pacientë, ndërsa gjithsejt të hospitalizuar 18 pacientë. Në respirator janë 5, ndërsa me pasqyrë më të rëndë klinike janë edhe 4 pacientë.

Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 3 pacientë, një pacient në gjendje të rëndë është dërguar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup. Në shërim shtëpiak ndiqen edhe 4 pacientë. Në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 5 pacientë, nuk ka pacientë që ndiqen në shërim shtëpiak. Në repartet infektive në Tetovë, Veles, Kumanovë, Prilep dhe Ohër janë të hospitalizuar 42 pacientë, pozitivë dhe të dyshuar për Covid-19.

Të fundit