E enjte, 29 Shtator, 2022

QYTETET ME PËRQINDJE MË TË LARTË TË VDEKSHMËRISË NGA KORONAVIRUSI (INFOGRAFIKË)

Me 20.8 për qind të vdekjeve në numrin e përgjithshëm të sëmundjeve Struga është në vendin e parë në nivel shteti sa i përket vdekshmërisë nga COVID-19, njofton KDP. Nga 72 të infektuar, 15 qytetarë të Strugës kanë përfunduar tragjikisht.

E dyta është Tetova me shkallë vdekshmërie prej 9.2 për qind, me çrast nga gjithsej 152 të sëmurë nga koronavirusi, 14 e kanë humbur betejën me sëmundjen.

I treti është Gostivari me 9.1 për qind të vdekshmërisë, ku nga 22 persona të prekur 2 e kanë humbur jetën.

 

Të fundit