E shtunë, 1 Tetor, 2022

Liderët autoritarë të botës janë pa ide

Nga: Simon Tisdall

Në të gjithë botën, udhëheqësit autoritarë janë duke shfrytëzuar ose keqpërdorur përgjigjen ndaj pandemisë, duke vendosur interesin e tyre përpara të mirës publike. Kryesisht janë udhëheqësit meshkuj. Sjellja e tyre shpesh herë është e tmerrshme. Prapëseprapë, udhëheqësit me performancë më të dobët ndajnë karakteristikat jofunksionale përtej ligësisë së thjeshtë? Fiksimi për luftë është një ndër to. Përfytyrimi i varfërisë është një tjetër. Mungesa e empatisë gjithashtu duket se është një emërues i zakonshëm.

Në përgjithësi, udhëheqësit joliberalë që drejtojnë regjimet autoritare dhe besojnë se ata, personalisht, e dinë se cila është më e mira kanë sjelljen më të keqe dhe më pak efektive. Donald Trump i plotëson të gjitha kriterret për të qenë një i tillë. Në lidhje me menaxhimin e krizës së Covid-19 ai është kokë kungëlli më i madhë nga të gjithë, por sigurisht që ka edhe shumë sfidues tjerë për titullin botëror.

Për shembull merrni presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdoganin, “njeri i fortë”. Ai është akuzuar, njësojë si Trump, për politizimin e krizës, duke ndaluar përpjekjet për mbledhjen e fondeve nga bashkitë e drejtuara nga opozita në Stamboll, Izmir dhe Ankara. Dhe Erdogani fundosi një shans për të nxitur unitetin e kombit kur nga amnistia për të burgosurit u  përjashtuan të burgosurit politikë, gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.

Rodrigo Duterte minimizoi kërcënimin e Covid-19 në Filipine, por me masa ekstreme duke urdhëruar policinë dhe ushtrinë të vrisnin ata që nuk respektonin masat.

Udhëheqësi populist i Hungarisë, Viktor Orbán, thotë se fuqia e tij e re për të sunduar pafund me dekret mund të revokohet. Por kundërshtarët kanë frikë se një parlament i ndyrë nuk mund ta bëjë kurrë këtë.

Disa nga liderët më autoritarë në botë kanë reaguar në mënyrën më të papërgjegjshme. Jair Bolsonaro, presidenti i Brazilit, duket se shpresonë, që si Trump, edhe ai mund ta kthejë armiqësinë e të varfërve ndaj bllokimeve që po shkatërrojnë vendet e punës në avantazh politik.

Udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, është gjithashtu duke përdorur pandeminë për qëllime politike, siç dëshmohet nga arrestimi i 15 figurave politike të demokracisë në Hong Kong javën e kaluar.

Por njerëzit e ‘fortë’ nuk e kanë të gjithë rrugën e lirë. Vladimir Putin shikon teksa rriten rastet e infektimit nga koronavirus në Rusi dhe çmimi global i naftës, një burim kryesor i parave të Kremlinit, shkon në anën e kundër. Bota.al

Të fundit