E enjte, 29 Shtator, 2022

Shpërthen vala e dytë e koronavirusit në Kinë

Rinis vala infeksioneve në Shulan një qytet Kinez afër kufirit me Rusinë dhe Korenë e Veriut, gjithashtu një seri rastesh të reja shënohen në Wuhan. Infeksionet rinisin vetëm një javë pasi Kina përcaktoi të gjitha rajonet në vend si me rrezik të ulët ose të mesëm. Të dielën, komisioni kombëtar i shëndetësisë së vendit raportoi 17 raste të reja, ditën e dytë të nurmi u dyfishua.

Media shtetërore kineze, CGTN, tha se autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e përkohshme të të gjitha vendeve publike në Shulan, përfshirë objektet sportive, kinematë dhe bibliotekat, dhe që të gjithë banorët të qëndrojnë në shtëpi. Studentët në vitin e fundit të shkollës së mesme do ti rikthehen mësimit në internet. Asnjë taksi nuk mund të largohet nga qyteti, dhe i gjithë transporti publik është pezulluar.
Mediat lokale thanë se burimi i infeksionit në Shulan është një mister. Por komisioni shëndetësor krahinor Jilin tha që origjinën e kishte nga një grua 45-vjeçare, e cila nuk ka histori banimi ose udhëtimi jashtë provincës, dhe nuk ka histori kontakti të njohur me njerëz që ktheheshin nga provincat e huaja ose ato kryesore.

Javët e fundit Kina ka miratuar mbylljen kufijve dhe kufizime sociale në zonat në kufi me Rusinë, pasi disa njerëz që po ktheheshin në Kinë nga Rusia përmes kufijve tokësorë u diagnostikuan me Covid-19.  Autoritetet shëndetësore të Shulanit thanë që në tre javët e fundit të prillit, 308 banorë të Shulanit ishin kthyer nga Rusia përmes porteve Suifenhe dhe Manzhouli. Tetë u karantinuan në spitalin infektive Jilin, dhe 300 të tjerët u izoluan në qytetin Shulan. Në qytetin Wuhan, nga ku virusi ka origjinën, autoritetet raportuan pesë raste të reja të dielën, numri më i madh i infeksioneve të reja të qytetit që nga 11 marsi. Të gjitha rastet e reja, ishin transmetimet lokale. Autoritetet në Wuhan rivendosën kufizimet për udhëtimet dhe lëvizjen.

Në mediat sociale kineze rritja e shpejtë e infeksioneve ngjalli shqetësim. “Ne duhet të marrim akoma masa mbrojtëse, pesë raste janë vërtet të tmerrshme,” shkroi një përdorues në Weibo.

Kina deri më tani ka raportuar 82.918 raste të infektuara dhe 4,633 vdekje.  The Guardian / bota.al

Të fundit