E mërkurë, 5 Tetor, 2022

INFOGRAFIKË / “PARAJSA” E LAJMEVE TË RREME – MAQEDONIA E VERIUT, SHQIPËRIA DHE TURQIA

Maqedonia e Veriut është vendi më i përshtatshëm për shpërndarjen e lajmeve të rreme. Këtë e tregon analiza e CNN, të cilën ua japim në formë të infografikës.

Autor: Lorik Idrizi

Finlanda, Danimarka, Hollanda, Suedia dhe Estonia kryesojnë Indeksin e Shkrim-leximit Mediatik, njofton KDP. Finlanda në vendin e 1-të midis 35 vendeve ka një epërsi të konsiderueshme ndaj pjesës tjetër me 76 pikë. Këto vende konsiderohen më të mirët për t’i bërë ballë ndikimit të lajmeve të rreme për shkak të cilësisë së arsimit, mediave falas dhe besimit të lartë në mesin e njerëzve. Shumica e vendeve të Ballkanit kanë potencialin më të ulët për të qenë imunë ndaj dezinformatave dhe kjo gjendje është në korelacion me probleme në lirinë e medias dhe arsimimin.

Më shumë mund të gjeni në infografikën e KDP-së:

 

Të fundit