E mërkurë, 5 Tetor, 2022

VDEKJA E TË RIUT, AKUZOHET QEVERIA E KURTIT

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, i bëri thirrje sot prokurorisë që të punojë me përparësi për ndriçimin e rrethanave në të cilat 26-vjeçari Agon Musliu humbi jetën, pasi u hodh nga një ndërtesë e qendrës së studentëve në Prishtinë, e cila po shfrytëzohet si karantinë për të kthyerit nga jashtë Kosovës, raporton Zëri i Amerikës, përcjell KDP.

“Ne si institucion sot nuk mund t’i lejojmë vetes të flasim për gjëra të pavërtetuara dhe nuk mund të paragjykojmë asnjë element të rastit. Por nga ministria e Shëndetësisë dhe qeveria do të ushtrohen të gjitha përgjegjësitë institucionale dhe do të zbardhet çdo e dhënë që ka të bëjë me rastin. Prej angazhimit të udhëtimit nga ambasada e Kosovës në Gjermani, pritjes e vizitës mjekësore në aeroport dhe shoqërimin në qendrën e studentëve”, tha Vitia.

Vitia tha në një konferencë me gazetarë se i riu nga qyteti i Gjilanit, ishte nga Gjermania ku po studionte, dhe ishte vendosur në karantinë 24 orë para ngjarjes.

Prokuroria në Prishtinë tha se ka filluar hetimet rreth kësaj ngjarjeje e cila nxiti shumë reagime të institucioneve e partive politike që kërkuan ndriçimin e rrethanave që çuan në vdekjen e të riut dhe përgjegjësi nga institucionet që trajtojnë të kthyerit në kohë pandemie.

Kjo ka shkaktuar reagime të ashpëra në opinionin e Kosovës, të cilët fajtorin për këtë tragjedi e kanë gjetur te qeveria e Albin Kurtit.

Arbana Xharra, gazetare dhe njohëse e skenës politike në Kosovë, ka thënë se tentohet të heshtet apo relativizohet vdekja tragjike të riut dhe se mungojnë reagimet si në rastet tjera të mëparshme.

 

Ka reaguar edhe Halil Matoshi, publicist dhe ish-shef i kabinetit të Ramush Haradinajt.

 

Milaim Zeka, ndërkaq, ka thënë se i riu është dërguar qëllimisht në karantinë.

 

Ka reaguar edhe LDK e Isa Mustafës.

 

Familja e të ndjerit ka akuzuar qeverinë e Kurtit për vdekjen e të riut. Komuna e Gjilanit ka kërkuar zbardhjen e plotë të rastit.

 

Qendra e Studentëve në Prishtinë është shndërruar në karantinë në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, i cili deri tani ka prekur 851 persona, 25 prej të cilëve kanë humbur jetën, ndërsa 381 janë shpallur të shëruar.

Nga sot ka filluar lehtësimi i masave kufizuese dhe qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin dy herë në ditë nga një ore e gjysmë, ndërsa filloi edhe hapja e disa veprimtarive ekonomike.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se lehtësimi i masave bëri që të shtohet lëvizja e qytetarëve duke tërhequr vërejtjen se kjo është sjellje e rrezikshme dhe se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve sic është mbajta e distancimit fizik dhe vendosja e maskave,

Sipas planit të autoriteteve heqja e masave kufizuese do të vazhdojë në dy faza të tjera, nga 18 maji dhe nga 1 qershori, por në rast të shtimit të numrit të të infektuarve masat shtrënguese do të rivendosen.

 

Të fundit