E mërkurë, 5 Tetor, 2022

85 ORË KARANTIN

Në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut ka filluar karantina 85 orëshe. Në prag të festës së Pashkëve, autoritet kanë theksuar se tubimet janë të papranueshme dhe kanë bërë thirrje të respektohen masat e qeverisë.

Xhumadije Ibrahimi

Në prag të fillimit të karantinës 85 orëshe dhe në prag të Pashkëve,  qytetarët  kanë vërshuar nëpër markete e tregje në qytetet e vendit, për t`u furnizuar me gjësendet e nevojshme. Gjithandej shihen qytetarë të cilët përpiqen që gjatë ditës t’i kryejnë obligimet dhe  për t’u furnizuar me gjësendet e nevojshme.

Ndërkaq, në prag të festës së Pashkëve, autoritetet e vendit kanë kufizuar lëvizjen e qytetarëve thuajse për katër ditë. Në përpjekje për të parandaluar vizitat masive nëpër kisha, autoritetet shëndetësore me thirrje që tubimet janë të papranueshme.

“Vlerësoj se tubimet janë absolutisht të papranueshme. Ne kemi masa që tashmë janë miratuar si vendime të qeverisë, ku tubimet e këtilla janë të ndaluara dhe bëj thirrje që të respektohen. Nuk lejohen grupe të mëdha”, ka theksuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Duke marrë parasysh se së shpejti fillon Ramazani, për herë të parë në një situatë të jashtëzakonshme, presidenti Pendarovski kishte një mesazh të përbashkët për të gjithë besimtarët që respektohen rekomandimet që sa më shpejtë dhe më lehtë të tejkalohet kriza me koronavirusin.

Nga e premtja në ora 16:00 deri të martën në ora 05:00 ka hyrë në fuqi edhe ndalesa dhe grupe më të mëdha të njerëzve nëpër parqe, piknik dhe vende rekreimi në të gjitha parqet kombëtare si dhe uikend-shtëpizat. Lidhur me aktivitetet bujqësore, lejohet lëvizja në kuadër të territorit të fshatrave, kryesisht për punë. Barnatoret do të punojnë pandërprerë, kurse Ministria e Shëndetësisë ka përpunuar plan për punë të papenguar të institucioneve shëndetësore.

Sipas autoriteteve, këto masa janë ndërmarrë për shkak se vendi po hyn në fazën më kritike të epidemisë, ndërsa numri i diagonstifikuarve të rinj po rritet vazhdimisht.

Të fundit