E shtunë, 1 Tetor, 2022

Shkon në 45 numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ka shkuar në 45 numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi pacientja që para dy ditësh ndërroi jetë në spitalin “8 shtatori” në Shkup ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndërkohë në 24 orët fundit konfirmuar edhe 66 raste të reja me Covid-19.

Sipas qyteteve rastet janë shënuar në: Shkup-10, Kumanovë-27, Shtip-3, Prilep-4, Tetovë-5, Strugë-4, Veles-2, Ohër-5, Gostivar-1, Koçani-3 dhe Negotinë-2.

Sipas statistikave të fundit numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut tashmë është 974.

Të fundit