E enjte, 29 Shtator, 2022

BIZNESET TË ORIENTOHEN NGA STRATEGJITË E SHËRIMIT DHE TË MBIJETESËS, NUK KA RRITJE

Autor: Izet Zeqiri

Ekonomia e Republikës së Maqedonisë së Veriut planifikohej që të ketë rritje prej 3.2% për vitin 2020, por si rezultat i situatës me COVID-19, kjo rritje nuk do të realizohet, pasi kriza ekonomike dukshëm është thelluar në vend dhe më gjërë.

Tashmë është evidente se Maqedonia e Veriut do të përjetoj recesion, rënie ekonomike.

Si rezultat i situatës me koronavirus në raportin e fundit të Bankës Botërore parashikohet ulje e aktivitetit ekonomik në vend, gjegjësisht një rënije prej -0.4% të PPB (Produktit të Përgjithshëm Bruto). Kjo krizë ekonomike dhe ky recesion për Maqedoninë e Veriut vjen si rezultat i lidhjeve të ngushta me ekonomitë e vendeve të BE-së, por edhe si rezulltat i gjendjes së jashtëzakonshme, ku zinxhiri i restauraneve, hoteleve dhe shumë bizneseve është mbyllur, konsumi është zvogëluar dhe investimet janë ulur në masë. Këtë e verteton fakti se brenda periudhës së jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut në Mars kemi rënie të të hyrave buxhetore për 24% kurse në dy javet e para të Prillit kemi ulje për 38.15 % të të hyrave të shtetit. Nese vazhdon ky trend atëherë rënia do jetë edhe më madhe.

Menaxhimi i krizës ka një rëndësi shumë të madhe në kushtet e pandemisë Covid 19. Kriza në ndërmarrjet e biznesit shpesh manifestohet si rënie e të ardhurave, ku si pasojë reduktohen fitimet dhe shumë shpejtë vjen deri tek humbja.

Nëse kriza nuk zgjidhet shpejtë, bizneset do të ndodhen pranë borxhit apo falimentimit.

Prandaj rekomandohet që të gjithë menaxherët të bëjnë një analizë “SWOT” të bizneseve për të arritur në informacionin e duhur dhe më të saktë të kompanisë dhe për të ndërmarë strategji të duhura të biznesit në këto kushte.

Kriza me të cilën do të ballafaqohen bizneset është ajo e likuiditetit – që ndodh pasi bizneset nuk mund të plotësojë të gjitha detyrimet e saj brenda afateve dhe sasive. Në qoftë se humbja vazhdimisht bartet mbi kapital, kjo rrit borxhin dhe del me humbje të mëdha, në këtë rast kompania shkon drejt falimentimit.

Shumë pak biznese këtë vit mund të fokusohen në strategjitë e rritjes si që janë: strategjia e rritjes së qëndrueshme, strategjia e integrimit vertikal, strategjia e integrimit horizontal, strategjia e diversifikimit koncentrik , strategjia e diversifikimit konglomerat , strategjia e koncentrimit në një produkt të vetëm, strategjia e zhvillimit të produktit të tregut, dhe strategjia e inovacionit etj. Shumica e bizneseve do të fokusohen në strategjitë e mbijetesës dhe strategjitë e shërimit, por disa biznese do të jenë të detyruara të implementojnë strategjitë e shkurtimit.

Pas bllokimit të tërsishëm shkaku i COVID-19, bizneset duhet fokusohen në strategjitë e shërimit, këto strategji zbatohen në rastet kur në kompaninë përkatëse shënohet rënie e fitimit. Nënkuptohet që në raste të tilla kompania do të tentojë të nxirren nga pozita e tillë e disfavorshme dhe e rënies së fitimin.

Alternativa e rritjes së çmimeve mund të jetë tepër e rrezikshme, andaj organizata e biznesit do të nevojitet që të përqendrohet në rritjen e efiçiencës në punë. Strategjia e shërimit zakonisht zbatohet në mënyrat vijuese: a) zvogëlim i shpenzimeve dhe b) zvogëlim i aseteve të organizatës etj.

Zvogëlimi i shpenzimeve bëhet zakonisht nëpërmjet zgjatjes së kohës së përdorimit të makinave, nxjerrjes së disa produkteve nga asortimenti i prodhimtarisë, lëshimi nga puna të një pjese të të punësuarve, përderisa zvogëlimi i aseteve nënkupton shitjen e mjeteve fikse të organizatës e në veçanti tokat, mjetet e transportit, veturat luksoze etj.

Bazuar në mbijetesën e ndërmarrjeve në sektorët kryesore, kompania duhet të refuzojë bizneset të cilat konsiderohen të panevojshme. Ajo duhet të refuzojë ato biznese që nuk kanë bërë fitime të mjaftueshme dhe në të njëjtën kohë të bëjë zhvillimin e bizneseve që janë fitimprurëse. Kjo mund të arrihet duke ulur kostot, duke larguar pjesën e personelit të panevojshëm, duke bërë ndryshime në menaxhimin e personelit në të gjitha nivelet etj.

Shumë kompani e kanë humbur favorin strategjik, prandaj është e nevojshme rishikimi i strategjisë ekzistuese dhe marrja në konsideratë e disa opsioneve që do të çojnë në ndryshim të suksesshem. Kjo strategji është bazuar në aktivitetet e shqyrtimit dhe të përqëndrimit që do ti jep kompanisë një avantazh konkurrues në treg. Qëllimi është që të forcohet pozita në një veprimtari ku profitabiliteti është më i kënaqshëm.

Në kohën që kompania është specializuar për të shërbyer apo prodhuar në një veprimtari, suksesi është i garantuar sepse kompania është fokusuar vetem në një industri.
Shumë biznese duhet të implemetojnë strategjinë e tkurrjes e cila bën që kompania të lirohet nga ato njësi punuese që nuk arrijnë normë të kënaqshme fitimi, kështu që kompania mund të arrijë të ardhura të konsiderueshme që mund të investohen në segmente të bizneseve kryesore.

Në këtë situatë të krizës nga ana e menaxherëve të kompanive kërkohet menaxhimi i suksesshëm i krizave që përfshin disa hapa:
-Vlerësimet e krizës (apo auditimin e krizës) dhe sigurimin e tyre në mënyrë sistematike për të eksploruar problemet e mundshme.
-Parashikimet në formulimin e planeve që ofrojnë aktivitetet në rast se diçka nuk shkon mirë (ose ndodh diçka që devijon në drejtim të gabuar apo keq);
-Krijimi i ekipeve që kanë përvojë në parandalimin e krizave dhe që merren me menaxhimin e saj në mënyrë efektive.

 

Marrë nga profili i autorit në Facebook

Të fundit