E mërkurë, 5 Tetor, 2022

LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT: ISHP MERR DONACION NGA SHBA

Ambasada e SHBA i ka dorëzuar një donacion të nevojshëm Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) të Maqedonisë së Veriut, duke ndihmuar kështu luftën e vendit me virusin corona.

Siç lajmëroi drejtori i ISHP-së, Shaban Mehmeti, ndihma përbëhet prej 500 maskave mbrojtëse  respiratore N95, 200 copë kombinezon  mbrojtës tip 3, 10 mijë palë doreza mbrojtese dhe 750 copë reagensa per ekstraktim te ARN.

Ndërkohë, edhe Komisioni Evropian është angazhuar për të mobilizuar deri në 38 milion euro në mbështetje të menjëhershme për Ballkanin Perëndimor për të trajtuar urgjencën shëndetësore të shkaktuar nga koronavirus.

Ana Pisonero Fernandez, zëdhënëse e KE-së, tha se po mobilizohen 38 milion euro si ndihmë të menjëhershme mjekësore për Ballkanin Perëndimor duke mbështetur furnizimin e pajisjeve mjekësore dhe pajisjeve personale, të tilla si ventilatorët, pajisjet laboratorike, maska, syze dhe kostume sigurie.

BE do të ndihmojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të mbuluar nevojat e menjëhershme të sistemeve të tyre të shëndetit publik me deri në 4 milion € secila, kurse Kosova deri në 5 milion €.

Ekzekutivi europian ka njoftuar gjithashtu dhe rialokimin e 374 milion € për të ndihmuar në rigjenerimin social dhe ekonomik të rajonit.

Të fundit