E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Do të kthehemi në jetë me ma shumë dashuri

Autore: Fatime Ejupi

Dita ditës rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedonin e Veriut dhe botë. Në mes këtij rreziku nga qytetet e R.M.V më i përhapur virusi rezulton të jetë në qytetin e Dibrës. Qyteti i cili gjendet i izoluar ditë me radhë.

Karantinimi ka ndryshuar si qytetin ashtu edhe qytetarët e Dibrës. Normalisht që shqetësimi dhe frika kthehen në stres për qytetarët, por ajo që duhet të dijmë është se nuk duhet të humbim besimin, së bashku mund të tejkalojmë këtë situatë shqetësuese, duke respektuar udhëzimet e dhëna nga Ministria e shëndetësisë, si dhe doktorët.

Të ndodhur në mes të një kohe pa kohë por përsëri nuk duhet që të dorëzohemi duhet të bashkëpunojmë të ndihmojmë njëri tjetrin, duhet të jemi të fort se gjithçka, do bëhet mirë nëse kemi durim. Kujdesuni për higjienën, sa më të kujdesshëm të jemi aq më të vogla shanset për tu infektuar.

Ne, do kthehemi në realitetin tone të përditshëm me më shumë dashuri dhe më shume vlerësim për njëri tjetrin. Prandaj ju lus që nëse doni sa më shpejt të jemi të lirë kujdesuni më shumë dhe mos dilni, sa më shumë durim të keni aq më mirë do behet për të gjithë.

Ndoshta do mbajmë distancë sociale për një kohe sa të jetë i pranishëm virusi, por kjo tregon për dashurinë tonë për të afërmit dhe njerëzit që na rrethojnë. Në ketë mënyre do te kujdesemi si për shëndetin tone ashtu edhe për të tjerët”.

 

Autorja është studente e UEJL

Të fundit