E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Plus 7 raste të reja me koronavirus, shkon në 42 numri i të infektuarve në RMV

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një statusi në fejsbuk ka bërë të ditur se kemi edhe 7 të prekur të tjerë me koronavirus në vend.

Sipas ministrit Filipçe nga 38 të testuar për koronavirus, kanë dalë pozitiv 7 persona, 3 nga Dibra dhe 4 nga Shkupi. Të gjithë ndodhen në gjendje stabile, përveç dy rasteve me pneumoni të rënduar.

“Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 11 raste të reja me koronavirusi. Numri i personave të infektuar me virus në vend deri në orën 21:00 është 42 raste. Gjendja e të gjithë pacientëve është e qëndrueshme. Dy nga pacientët kanë pneumoni të moderuar” – shkruan Filpçe.

Aktualisht janë duke u testur edhe 22 persona të tjerë, rezultate që pritet të dalin gjatë ditës së nesërme.

Të fundit