E enjte, 8 Dhjetor, 2022

BE kufizon lëvizjen për 30 ditë, Ursula Von Der Leyen: Në vjeshtë mund të kemi vaksinën kundër koronavirusit

Përhapja e virusit COVID-19 në Bashkimit Europian  ka mobilizuar të 27 shtetet anëtare të kësaj organizate për një përgjigjje të koordinuar për t’u përballur me virusin.

Të 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian mbështesin kufizimin për udhëtimet joesenciale në kufinjtë e jashtëm të Bashkimit Europian për një periudhë prej 30 ditësh për qytetarët që nuk janë shtetas europianë.

Ata mbështesin gjithashtu udhëzimet për kufinjtë e brendshëm të Bashkimit Europian për krijimin e korsive të gjelbërta të shpejta lidhur me qarkullimin e pajisjeve mjekësore, serviseve të urgjencês dhe mallrave, por edhe paketën e masave ekonomike të propozuar nga Komisioni Europian për të ndihmuar bizneset dhe industrinë për t’u përballur me rrjedhojat e koronavirusit.

Presidentja e Komisionit Europoian, Urusla von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel kanë konfirmuar mbêshtetjen e shteteve anëtare nê një konferencê pêr shtyp, që vijoi samitin e liderëve europianë të zhvilluar me videokofrencë  prej rreth tre orësh.

Charles Michel, presidenti i Këshillit Europian

“Për të kufizuar përhapjen e virusit, ne ramë dakort që të forcojmë kufinjtë e jashtëm të Bashkimit Europian, duke zbatuar një kufizim për udhëtimet joesenciale për një periudhë prej 30 ditësh, bazuar në qasjen e propozuar nga Komisioni Europian”.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian:

“Ne gjetëm shumë mbështetje nga shtetet anëtare për këtë. U takon atyre që të zbatojnê këto udhëtime. Shtetet anëtare u shprehën se do ta bëjnë menjëherë. Kjo është pozitive, pasi na mundëson të kemi një qëndrim unik dhe të bashkuar lidhur me  menaxhimin e kufinjve të jashtëm të Bashkimit Europian”.

Liderët europianë ranë dakort për një koordinim tê nevojshëm lidhur me kufinjtê e brendshëm tê zonës Shengen dhe funksionimin e tregut të brendshëm tê Bashkimit Europian

Charles Michel, president i Këshillit Europian:

“Çështja e dytë, ka qenë furnizimi me pajisje mjekësore. Ne mirëpritëm udhëzimin e Komisionit Europian për të aprovuar një autorizim prioritar për pajisjet mjekësore si dhe përpjekjet për t’u angazhuar me industrinë për të organizuar prokurime publike lidhur me pajisjet mjekësore mbrojtëse në kuadrin e mekanizmit të mbrojtjes civile”.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian:

“Eshtë absolutisht esenciale që ne të zhbllokojmë situatën, pasi ka shumë qytetarë europianë që janë bllokuar në kufinjtê e brendshme të bashkimit Europian dhe kanë një problem për kthimin në shtëpitë e tyre. Gjithashtu kemi një trafik të rënduar. Kamionët me pajisje mjekësore dhe mallra duhet të lëvizin shpejt. Mallrat janë të rêndësishme për funksionimin e tregut të brendshëm. Ne gjithashtu kemi shpallur një prokurim publik sot për maskat dhe dorezat, ashtu si dje dhe për ventilatorët për frymëmarrje. Janë 24 shtetet anëtare marrin pjesë në këtë tender”.

Liderët europianë mbështetën edhe propozimin e Komisionit Europian në fushën e kërkimit për jë vaksinë kundër koronavirusit.

Lidhur me këtë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është shprehur se  një vaksinë kundër koronavirusit mund të jetë në treg në vjeshtë sipas parashikimeve të një kompanie gjermane kërkimi që po punon mbi këtë çështje./abcnews

Të fundit