E martë, 6 Dhjetor, 2022

SKENARI MË I KEQ PËR TA LUFTUAR PANDEMINË

Doktori Mehmet Oz, në “Five Flus” të Fox News, ka theksuar se momenti më i keq për ta luftuar pandeminë është, siç e ka vlerësuar ai, kur “sëmuren spitalet” transmeton KDP.

Doktor Mehmet Oz paralajmëroi që shëndeti i mjekëve dhe infermierëve të Amerikës dhe integriteti i spitaleve të vendit duhet të ruhen për të siguruar që vendi mund të luftojë në mënyrë efektive shpërthimin e koronavirusit.

“Momentumi i dobët për ta luftuar një pandemi është kur spitalet sëmuren”, tha Oz, nikoqir i “The Dr Oz Show” dhe një mjek i pranishëm në New York Presbyterian-Columbia Center Medical.

“Kur infermierët dhe mjekët janë të sëmurë, kur të gjithë ata që shkojnë në spital ndjehen të sëmurë, nuk është më ‘spital’. Bëhet ‘rëmujë’. Ju shkoni atje për të vdekur. Dhe kjo është një katastrofë “, tha ai në emisionin e ri special të Fox Nation “Five Flus “. Në “Five Flus”, Harris Faulkner dhe disa nga mjekët kryesorë në botë dhe ekspertë të sëmundjes infektive shikuan përsëri shpërthimet më të këqija të gripit, gripin spanjoll (1918), gripin aziatik (1957), gripin në Hong Kong ( 1967-68) dhe gripin e derrave (1976) për të dalluar se çfarë mësimesh mund të merren për të shpëtuar jetë sot. Oz vërejti se gjatë gripit spanjoll të vitit 1918, i konsideruar si një nga fatkeqësitë më të këqija natyrore në botë, spitalet u kapërdinë.

“Kjo përfundoi gjatë vitit 1918 më shumë sesa donim ta pranonim,” tha ai, “sepse nuk kishte aftësi të kujdesesh për një numër të madh të njerëzve të sëmurë”.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo tha të hënën se kishte marr vendim për vendosjen e Gardës Kombëtare të Nju Jorkut për të bërë përgatitjet për ndërtimin e hapësirave të urgjencës në spital, dhe ai i bëri thirrje presidentit Donald Trump që të përdorë Korpusin e Ushtrisë së Inxhinierëve për të njëjtin qëllim.

Në specialitetin Fox Nation, eksperti mjekësor i Fox News, Dr. Nicole Saphier përsëriti shqetësimet e Oz, por theksoi se shoqëria moderne amerikane nuk përballet me të njëjtën sfidë si ajo në 1918.

“Për ta krahasuar shpërthimin e koronavirusit me atë që pamë me gripin spanjoll, ku keni pasur 500 milion njerëz të infektuar me mbi 50 milion vdekje, siç vlerësohet shifra si e përafërt, duhet të kujtojmë se jetojmë në një kohë shumë të ndryshme,” tha ajo, transmeton KDP.

“Penicilina nuk ishte zhvilluar as deri në vitin 1928. Për të mos përmendur se ne tani kemi sisteme kanalizimesh dhe njerëzit dinë të lajnë duart. Dhe kur janë të sëmurë, ata e dinë që janë ngjitës. Është thjesht se ne jetojmë në një epokë krejtësisht e ndryshme të njohurive”, përfundoi Saphier.

“Mjeti më i fuqishëm që keni është informacioni”, tha ai. “Ndriçon në zona të errëta dhe se ajo që kemi frikë më së shumti është ajo që nuk e kuptojmë. Kështu që unë jam optimist se me më shumë informacion njerëzit mund të kalojnë skenën e panikut, ata do të normalizohen me atë që po përjetojnë. ”

Për të parë të gjithë “Five Flus”, duke ekzaminuar shpërthimin e COVID-19, gripin spanjoll (1918), gripin aziatik (1957), gripin e Hong Kongut (1967-68) dhe gripin e derrave (1976), shkoni te Fox Nation dhe regjistrohu sot.

Përktheu dhe përshtati KDP

Të fundit