E enjte, 1 Dhjetor, 2022

“NIKE” mbyll pikat e shitjes, preventivë ndaj COVID-19

“Nike” ka njoftuar se po mbyll të gjitha dyqanet e saja në SHBA dhe në vendet e tjera të botës për shkak të frikës së koronavirusit. Urdhri vlen për dyqanet “Nike” në SHBA, Kanada, Evropën Perëndimore, Australi dhe Zelandën e Re dhe hyn në fuqi të hënën, raporton CNBC. Dyqanet do të qëndrojnë të mbyllura deri në 27 mars, deklaron kompania.

Mirëqenia e miqve dhe konsumatorëve tanë është përparësia jonë kryesore, kështu që ne kemi vendosur të mbyllim dyqanet tona në vende të ndryshme të botës, përfshirë në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Evropën Perëndimore, Australi dhe Zelanda e Re për të kufizuar përhapjen e Coronavirus (COVID-19) “, thuhet në një memorandum për punëtorët të kompanisë “Nike” raportoi CNBC.
Punëtorët do të paguhen plotësisht gjatë kësaj kohe pushimi, raportoi CNBC.

Ndërkohë, “Nike” po vazhdon të hapë dyqanet e saj në Korenë e Jugut, Japoni, pjesën më të madhe të Kinës dhe në “shumë vende të tjera”, ka bwtw tw ditur kompania, bazuar në vlerësimet e përditshme të pandemisë COVID-19.

Shumë pika tjera shitjeje me pakicë kanë njoftuar mbyllje të ngjashme, duke përfshirë Patagonia, Apple, Warby Parker, Urban Outfitters, Glossier dhe Allbirds, të cilat po mbyllin dyqanet e tyre në SHBA. Walmart dhe Luluemon po qëndrojnë të hapur me orë të kufizuara të dyqaneve. “Nike” ka 384 dyqane me pakicë në SHBA. /Lorik Idrizi

Të fundit