E premte, 7 Tetor, 2022

Itali: 20 për qind rritje e numrit të të infektuarve nga dita në ditë

Mbi 21,000 të infektuar me koronavirus në Itali

Italia ka raportuar rritjen më të madhe të numrit të të infektuarve nga dita në ditë me koronavirusin e ri.

Autoritetet kombëtare të shëndetësisë u kanë thënë gazetarëve se kanë regjistruar 3,497 raste në 24 orët e fundit.

Kjo shifër nënkupton 20 për qind rritje të numrit të rasteve nga një ditë në tjetrën.

Pak më shumë se gjysma e këtyre rasteve janë raportuar në Lombardi, rajonin verior të Italisë, që është prekur më së keqi në Evropë nga ky virus.

Numri i të prekurve me këtë sëmundje në Itali ka arritur në 21,156.

Të fundit