E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për mbylljen e kufijve tokësorë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sot nga ora 6:00, bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës, ka mbyllur kufijtë tokësorë, për udhëtarët që hyjnë në vend, përjashtuar shtetasit kosovarë.

Këto masa vijnë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, pas raportimeve për tre raste pozitive në Kosovë.

Sipas vendimit të Qeverisë, shtetasit e Kosovës do të mund të hyjnë në vend, por ata do t’iu nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe do të vetizolohen për 14 ditë.

https://www.facebook.com/MPBQKMK/posts/1477483905749383

Qeveria e Kosovës më 13 mars, po ashtu mori vendim që të mbyllë kafiteritë, baret, restoranet dhe qendrat tregtare me përjashtim të dyqaneve ushqimore dhe farmacive.

Po ashtu është pezulluar transporti ndërurban dhe ndërkombëtar.

Të fundit