E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Apple mbyll përkohësisht dyqanet shkaku i Covid19

Apple ka njoftuar mbylljen e përkohshme të dyqaneve të saj me pakicë jashtë Kinës, si rezultat I shpërthimit të koronavirusit.

“Në vendet e punës dhe komunitetet tona, ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të parandaluar përhapjen e COVID-19”. “Apple do të mbyllë përkohësisht të gjitha dyqanet jashtë Kinës  deri në 27 Mars dhe duke angazhuar 15 milion dollarë për të ndihmuar në rimëkëmbjen në të gjithë botën.” ka deklaruar drejtori i Apple i Apple Tim Cook  të ShtunënMuajin e kaluar Apple njoftoi mbylljen e përkohshme të dyqaneve të saj të shitjes me pakicë në Kinë pasi vendi u përpoq të kontrollojë shpërthimin e koronavirusit.Në një deklaratë të Premten, Cook tha se të gjitha dyqanet e Apple në Kinë me shumicë janë rihapur. Përhapja e fundit e koronavirusit në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme tejkaluar vende si Kina, ku virusi u shfaq në fund të vitit të kaluar, por ende përbën më shumë se 60 përqind të infeksioneve globale.

Të premten Apple gjithashtu njoftoi se po e anulon Konferencën e saj për zhvillim në qershor dhe se t; njëjtën do ta mbajë në një format Online, raporton FoxNews.

 

 

 

Të fundit