E premte, 7 Tetor, 2022

SHBA në krah të Greqisë për refugjatët, Palmer: Të sigurojë kufirin me Turqinë!

I dërguari special i SHBA-s në Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer i ka dalë sot në mbrojte Greqisë, duke thënë se vendi fqinj ka të drejtë të sigurojë kufirin e saj tokësor me Turqinë.

Palmer ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Greqi, ku nuk i ka kursyer kritikat ndaj Turqisë, por edhe Bashkimit Europian për përshkallëzimin e situatës.

“Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë situatën e tanishme të jetë e paqëndrueshme, e papranueshme,” tha Palmer gjatë një vizite në Portin Alexandroupoli të Greqisë.

“Lëvizja e pakontrolluar e mijëra njerëzve që janë mashtruar dhe besojnë se rruga për në Europë është e hapur është rrezikshme dhe krijon paqëndrueshmëri. Duhet të ndryshojë, “tha ai.

I pyetur nëse Greqia duhej të impononte masa shtesë sigurie në kufirin e saj, Palmer tha se siç e ka bërë presidenti Donald Trump plotësisht të qartë, SHBA mbështet të drejtën e Greqisë për të mbrojtur kufijtë e saj”.

“Unë, personalisht, kam qenë i impresionuar me profesionalizmin e shërbimeve greke të sigurisë përgjatë kufirit, mënyrën se si ata e kanë përballuar këtë n seri rrethanash shumë sfiduese. “Greqia ka mbështetjen tonë për atë po bën këtu, në Evros, dhe në Egje për të siguruar kufijtë”, tha ai.

Të fundit